Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkrese kryeministrit të Kosovës për heqjen e taksës së certifikatës fito-sanitare, të cilën obligohen bizneset që t’ia paguajnë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, në rastin e eksportit të produkteve ushqimore dhe zvogëlimin e taksave tjera nga AUV-i më së paku 50%.
Kohët e fundit eksporti i Kosovës me produkte ushqimore ka shënuar rritje, andaj krijimi i lehtësirave në këtë aspekt, do të bënte që produktet tona në tregjet ndërkombëtare të dalin me çmime më konkurruese.
“Vende të ndryshme, ofrojnë politika e subvencione nga më të ndryshmet për prodhimet vendore të cilat dedikohen për eksport e të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës në kontinuitet është duke i kërkuar.
Krijimi i lehtësirave për eksportuesit vendor do të ndihmonte sado pak eliminimin e procedurave burokratike dhe në një formë të paktën disa taksa të panevojshme me të cilat ngarkohen këto të fundit, sipas mundësive ti zvogëlojmë sa më shumë, duke e pasur parasysh eksportin shumë të vogël që e kemi në krahasim me importin.
Rikujtojmë që shërbimi fitosanitar ka numrin më të madh të aktiviteteve brenda AUV-së. Përveç detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj, Inspekcioni Fito-Sanitar bënë kontrollin dhe inspektimin e të gjithë artikujve ushqimor dhe jo ushqimor që janë të përfshirë në Vendimin Nr. 01-932/2015 AUV-së. Andaj, konsiderojmë që heqja e taksës për këto shërbime për operatorët ekonomik të cilët eksportojnë produktet e tyre në vendet e tjera, do të ndihmonte duke ofruar kështu një përkrahje për eksportin vendor.
Për dijeni, për çdo eksport të një kamioni jashtë vendit, biznesi obligohet të paguaj një taksë eksporti prej 40 euro në AUV”, thuhet në reagimin e OAK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Posta e Kosovës nderon Nekibe Kelmendin me rastin e shënimit të 8 Marsit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja