LAJMI I FUNDIT:

“Nxirri fshi të gjitha xhirimet, ja po t’i thej krejt”, aktakuzë ndaj të dyshuarit për shkak të kanosjes ndaj një gazetari në Fushë Kosovë

“Nxirri fshi të gjitha xhirimet, ja po t’i thej krejt”, aktakuzë ndaj të dyshuarit për shkak të kanosjes ndaj një gazetari në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.Q., i cili ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

“Sipas aktakuzës, më 20.09.2022, rreth orës 12:45, në lagjen Bresje në Fushë Kosovë, përkatësisht në tregun e kësaj lagjeje, i pandehuri H.Q., seriozisht e kanosë me fjalë dhe gjeste se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit N.T. (gazetar), lidhur me një reportazh të cilin ishte duke e xhiruar i dëmtuari, për kushtet në treg dhe problemet që ballafaqohen tregtarët, ashtu që derisa i dëmtuari ka qenë duke e pritur policinë pas njoftimit të tyre për këtë rast, i pandehuri e merr në dorë një shufër hekuri me ngjyrë të zezë- send ky që mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor, ku me këtë niset në drejtim të dëmtuarit, duke i thënë: “Nxirri fshi të gjitha xhirimet, ja po t’i thej krejt”, në atë moment ndërhyjnë disa qytetarë dhe i pandehuri H.Q., arrestohet në vendin e ngjarjes nga zyrtarët policor, andaj me këtë i njëjti kryen veprën penale “Kanosja”, pasi me veprimet e tij i ka shkaktuar frikë dhe ankth për jetën të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori