LAJMI I FUNDIT:

Nxirret nga operimi një njësi e Kosovës A deri në fund të shkurtit

Nxirret nga operimi një njësi e Kosovës A deri në fund të shkurtit

Njësia A-3 e Termocentralit Kosova A është nxjerrë nga operimi sipas planit dhe pritet që të rikthehet në fund të muajit të ardhshëm.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli ka thënë për Telegrafin se pavarësisht që kjo njësi është nxjerr nga operimi, KEK-u vazhdon të prodhojë me kapacitet të plotë.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot në ora 00:00 dt. 29.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerre nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00. Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MË/h energji elektrike”, njoftoi Bucolli.


Ndërkaq, i tutje shpjegoi se i kanë njoftuar të gjithë palët e interesit me kohë për këtë veprim.

“Po ashtu sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”, theksoi Bucolli. /Telegrafi/