Një vajzë 14-vjeçe ka qëlluar për vdekje me armë një bashkëmoshatare dhe plagosi pesë nxënës tjerë, para se të kryente vetëvrasje në qytetin rus Bryansk, shkruan Reuters.

“Sipas hetimeve preliminare, 14-vjeçarja kishte marrë në shkollë një pushkë, nga e cila shkrepi pesë plumba mbi shokët dhe shoqet e klasës”, u tha nga policia ruse, transmeton Telegrafi.


2 26

Hetuesit rusë janë duke punuar për të përcaktuar motivin që çoi deri të ky akt. E guvernatori rajonal Alexander Bogomaz e ka cilësuar si “tragjedi të tmerrshme”.

Ai bëri të ditur se pesë persona janë plagosur dhe që të gjithë janë nxënës që pësuan lëndime kryesisht të lehta.

3 22

Mash ka publikuar një fotografi të sulmueses së vdekur, e cila qëndron e shtrirë në dysheme e veshur me të zeza. Ajo thuhet se sulmin e kishte kryer edhe me një thikë gjuetie. /Telegrafi/

https://twitter.com/VinayUteriya11/status/1732670062530863481?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1732670062530863481%7Ctwgr%5Ea5933e0e38f6a1a745899b03903fcdff79af4673%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4309914%2Fpucnjava-u-skoli-u-rusiji-ima-mrtvih-i-ranjenih-ucenica-koja-je-izvrsila-zlocin-oduzela-sebi-zivot