LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit shqiptar në Idrizov akoma s’kanë filluar shkollën

Nxënësit shqiptar në Idrizov akoma s’kanë filluar shkollën

Shkolla fillore “Njegosh” dhe Komuna e Gazi Babës nuk po përfillin vendimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit për të nisur procedurën për hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Ditë më parë, Inspektorati i Arsimit pas kryerjes së inspektimeve vlerësoi se momentalisht në shkollën “Njegosh” ka hapësira të mjaftueshme për të pranuar 13 nxënësit shqiptarë të Idrizovës, për të zhvilluar mësimin shqip në klasën e gjashtë. Drejtoresha e shkollës Aneta Cvetkova tha përmes telefonit se nuk dëshiron të komentoj asgjë që ka të bëj me paralelen shtesë. Ndërsa nga Komuna e Gazi Babës përsëritën qëndrimin se nuk ka vend për paralele shtesë por se po punohet në procedurën për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë.

Ministri Jeton Shaqiri tha se rasti i Idrizovës ka ditët e numëruara dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj përfitimi politik në kurriz të fëmijëve. Shaqiri nuk përjashtoi marrjen e kompetencave në rast se nuk përmbushen obligimet të cilat dalin nga ligji.

“Në qoftë se s’ka hapësira le të zgjerojnë hapësirat ekzistuese, ne si ministri do të mbështesim financimin e atyre hapësirave. Nëse në të kundërtën nuk duan projekt për hapësira ekzistuese i bie që në cilën do formë, në cilën do mënyrë duan që mos te ketë, mos të realizohet mësimi nga klasa e gjashtë. Nëse nuk do të përfillet asnjë gjë, atëherë e fundit do të jetë, do të shohim mundësi tjetër, do të shohim për të gjetur një person përgjegjës I cili do ti marrë obligimet dhe do të zbatoj atë të cilën i takon ligjit. Në brenda kohës po kërkojmë edhe pse ka paralajmërim nga pala e caktuar (maqedonase) në këtë proces se në qoftë se merren kompetencat do të bojkotojmë por edhe ajo është pjesë demokratike pa dallim se a janë 13 nxënës ose 100 nxënës, është proces demokratik”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit.


13 nxënësit shqiptar të Idrizovës akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Komuna e Gazi Babës zgjidhjen e problemit e sheh në ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë dhe përkohësisht organizimin e transportit falas për në shkollën fillore të fshatit “Ognjancë” të komunës Petrovec. Javën me bojkot të mësimit e kanë nisur edhe nxënësit maqedonas të kësaj shkolle. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori