Me lojën e reflekseve (reaction game) e cila teston reagimet e njerëzve, nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” nga Prishtina kanë zënë vendin e dytë si shkolla më e mirë për kodim në Garën Rajonale të Kodimit në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga British Council.
Sipas njoftimit, krijuesit e projektit fitues janë Eni Zymeri dhe Ed Haliti, nxënës të shkollës fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se vendin e parë e ka zënë ekipi dhe shkolla nga Bosnia dhe Hercegovina, dhe se në garë morën pjesë gjithsej 13 shkolla nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, pjesë e projektit “Shkollat e shekullit 21” të British Council.
Ekipit fitues iu dhurua një udhëtim në panairin ndërkombëtar të teknologjive të reja ‘Bett Show Education’, që do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm në Londër.
Në njoftim theksohet se, vendi i dytë është ndarë mes ekipeve nga Kosova dhe Maqedonia, ndërsa vendi i tretë është fituar nga ekipi i Malit të Zi.
Sipas komunikatës për media, pjesëmarrësve iu kërkua të krijonin një projekt që do të zgjidhte një problem real me ndihmën e micro:bit. Pjesëmarrësit nga Kosova i ka uruar dhe përshëndetë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët kanë qenë pjesë në Samitin Digjital.
Në njoftim thuhet se loja e zhvilluar nga nxënësit kosovarë është lojë e cila luhet nga dy persona, të cilët pas sinjalit të dhënë në butonin Start dhe pritjes tre-sekondëshe, e presin shenjën nga micro:bit. Lojtari i parë i cili e prek butonin shfaqet në pajisje, e cila tregon se kush ka qenë i pari dhe kohën e reagimit. Me lojën e zhvilluar, nxënësit kanë synuar ta përçojnë mesazhin se kodimi është gjuhë programuese e cila mund të mësohet përmes bashkëpunimit, përkushtimit dhe pasionit.
“Sot kemi patur mundësinë të shohim projektet e shkollave që ishin pjesë e fazës pilotuese të programit të zbatuar në dy vitet e fundit. Në sajë të investimit prej 10 milionë funtash nga ana e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, tani të gjitha shkollat në Ballkanin Perëndimor do të kenë micro:bit pajisjet e tyre: në këtë mënyrë, British Council do t’u mundësojë miliona nxënësve të fitojnë aftësi të reja digjitale, si dhe aftësitë e të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve të kërkuara nga punëdhënësit modern”, tha Clare Sears, drejtoreshë e British Council për Ballkanin Perëndimor.
Në njoftim thuhet se gjatë vlerësimit të punës, juria mori parasysh aftësitë e të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe aftësitë e punës në ekip dhe kodimi.
“Një shtëpi e zgjuar, sensorë parkimi, një aparat për mjekësi janë vetëm disa nga projektet me të cilat të rinjtë sot kanë treguar mundësitë e pafundme të punës me mikro:bit. Përparësia më e madh e kësaj pajisje është se teknologjia nuk është më e pranishme vetëm tek lëndët STEM, por gjithashtu ka përdorim në mësimin e gjuhës, muzikës, historisë, gjeografisë”, tha Magda Wood, presidente e jurisë dhe udhëheqëse e edukimit në micro:bit Foundation.
Sipas komunikatës, programi “Shkollat e shekullit 21” përfshin të gjithë studentët nga vendet e Ballkanit Perëndimor në të njëjtën platformë me dhjetë vendet që udhëheqin në matematikë dhe shkencë. Programi trevjeçar “Shkollat e shekullit 21” në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor zbatohet nga Këshilli Britanik dhe në vendin tonë drejtohet në bashkëpunim me të gjitha ministritë dhe institucionet përkatëse në fushën e arsimit. Programi përfshin mbi 4.000 shkolla në rajon, për të cilat ofron burime, mjete dhe trajnim në mënyrë që të gjithë studentët të kenë mundësi të fitojnë aftësi për të ardhmen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-780x439.jpg)
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
![DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-780x439.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht