Nxënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog në vit paguajnë 5 euro për sigurim të shkollës, pasi që as drejtoria e Arsimit në këtë komunë dhe as shkolla nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të paguar sigurimin e shkollës.
Që nga viti 2010 nxënësit e këtij gjimnazi paguajnë për sigurimin e shkollës dhe kjo është bërë në pajtim edhe me këshillin e prindërve.
Ibrahim Bytyqi, zëvendësdrejtor në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, ka treguar se gjithçka kishte nisur në pajtim të plotë me prindërit, të cilët kishin pranuar të paguanin për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Ai thotë se asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga prindërit për këtë pagesë, ndërkohë që nga pagesa janë të liruar fëmijët me asistencë sociale dhe ata të dëshmorëve.
“Këshilli i arsimtarëve, drejtoria së bashku me prindërit e kemi parë të arsyeshme, se është e nevojshme sigurimi te porta kryesore e shkollës për hir të sigurisë së vetë nxënësve. Do të thotë, për të eliminuar konfliktet përbrenda oborrit të shkollës, pastaj në oborrin e shkollës futen persona që nuk janë nxënës, krijojnë probleme dhe sigurimi faktikisht e krijon atë ambientin e qetë përbrenda shkollës. Për atë arsye kemi vendosur që të ketë sigurim në shkollë. Është kërkuar edhe nga Drejtoria e Arsimit të Komunës, por nuk ka mjete dhe fond që mund ta mbulojë sigurimin. Kështu që e kemi parë të arsyeshme që sigurimi të paguhet nga vetë prindërit”, tha ai.
Gjimnazi ka katër punëtor ndihmës gjatë orarit të mësimit, ndërsa ka vetëm një roje të natës, i cili bën roje çdo të tretën natë, por kjo sipas drejtorit është e pamjaftueshme.
Prindërit e nxënësve pagesën prej 5 eurove sipas drejtorit e bëjnë përmes bankës dhe çdo gjë është e dokumentuar.
“Sigurimin e bën qysh prej vitit 2011 ‘Besa security’, ka kushte me të favorshme. Me thënë të drejtën gjatë kohës sa kemi pasur kontratë me ‘Besa Security’ janë lajmëruar edhe kompani të tjera, mirëpo kushtet të cilat i ka ofruar ‘Besa’ me 1 euro e 60 cent orën asnjë kompani nuk ka qenë në gjendje ta ofrojë. Për këtë arsye kemi vazhduar me këtë kompani, me të cilën kurrë një problem nuk e kemi pasur”, tha ai.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, tregon se kjo formë e organizimit është bërë nga këshilli i prindërve së bashku me menaxhmentin e shkollës.
“Kjo formë e pagesës për angazhimin e një kompanie të sigurimeve është më shumë se pesë vite që bëhet. Do të thotë nxënësit paguajnë një kompani të sigurimeve, e cila rri në hapësirat e gjimnazit për shkak të parandalimit të atyre të cilët nuk janë nxënës në gjimnaz. T’ju them të drejtën, ne këtë vit e kemi një plan të tillë të organizimit jo vetëm për këtë shkollë, por në të gjitha shkollat si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në aspektin e sigurimeve të lokacioneve për disa dyqane të vogla, ku nxënësit do të mund të furnizoheshin me gjëra ushqimore. Mirëpo, që këto të vendosen brenda hapësirave të shkollave që do të ndikonte shumë edhe në sigurinë në shkolla”, theksoi ai.
Një prind i cili ka dy fëmijë që vijojnë mësimet në këtë shkollë, i cili nuk ka dashur të prononcohet para kamerës ka thënë KosovaPressit se paguan me shumë dëshirë për sigurinë e fëmijëve të tij. Por, ai thotë se drejtoria e arsimit e kësaj komune do të duhej të bënte një zgjidhje.
Ndërsa, këtë formë të pagesës nga prindërit nuk e përkrah Bajram Dreshaj, për të cilin është e papranueshme që prindërit të paguajnë për sigurim të shkollës.
“Normalisht qe nuk është në rregull dhe është dashur që komuna me bë pagesën në mënyrë që nxënësit të sigurohen. Për shkak se gjendja ekonomiko-sociale e popullatës në tërësi është katastrofike duke e pasur për bazë spektrin politik udhëheqësit që nga qeveria e deri në presidencë. Është një korrupsion revelant, sepse ndikon tek popullata. Absolutisht po, se nuk është ndonjë buxhet i madh”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin