LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° fog

Nxënësit eksplorojnë vlerat e trashëgimisë kulturore gjatë vizitave në muzetë e Prizrenit

Nxënësit eksplorojnë vlerat e trashëgimisë kulturore gjatë vizitave në muzetë e Prizrenit

Nxënësit e shkollave të ndryshme të Komunës së Prizrenit kanë marrë pjesë në vizitat edukative të organizuara nga OJQ “EC Ma Ndryshe” në Muzeun e Lidhjes së Prizrenit dhe në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit.

Sipas njoftimit të kësaj organizate, vizitat janë organizuar me qëllim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të brezave të rinj për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, raporton Telegrafi.


“Nxënësit gjatë vizitave kanë pasur mundësinë që të shohin nga afër objekte dhe artefakte të vlefshme historike, të ruajtura për të treguar historinë dhe identitetin kulturor të Prizrenit. Artefaktet që nxënësit kanë eksploruar përfshijnë dokumente, veshje tradicionale, mjete pune, enë, stoli, dhe objekte të tjera që tregojnë për trashëgiminë e pasur të zonës, e cila është ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, ata kanë dëgjuar prezantime nga punonjësit e muzeve për historinë e Prizrenit, ngjarjet kryesore dhe figurat e rëndësishme që kanë kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe historisë së qytetit, raporton Telegrafi.

“Prezantimet janë përqendruar në rëndësinë e këtyre vendeve historike, duke ndihmuar nxënësit të kuptojnë më mirë dhe të vlerësojnë trashëgiminë kulturore”, thuhet në njoftim.

Vizitat e nxënësve në muzetë e Prizrenit janë realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni” që zbatohet nga EC Ma Ndryshe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori