Nxënësit dhe anëtarët e Asamblesë së Fëmijëve të Prizrenit, të mërkurën, kanë marshuar në qendër të qytetit me porositë kundër bullizmit. Sipas tyre bullizmi është i pranishëm në mjedise të ndryshme dhe ai duhet të luftohet përmes ndërgjegjësimit të shoqërisë.
Nxënësja Dorentina Ademqaj ka theksuar se rastet e bullizimit janë të pranishme në shkollat e Prizrenit dhe se ato kanë ndikim negativ tek fëmijët, raporton Telegrafi.
“Ka raste të bullizimit, dhe kjo nuk është gjë e mirë për fëmijët. Këtë fenomen duhet me ndalë, sepse nuk është gjë e mirë, dhe të gjithë nxënësit duhet të jemi shembuj të mirë për shoqërinë”, ka thënë ajo.
Jon Gërmizaj nga Asambleja e Fëmijë të Prizrenit ka theksuar se ndërgjegjësimi lidhur me këtë fenomen është i rëndësishëm, në këtë rast edhe përmes një marshi simbolik.
“Në vendin tonë ka raste të ndryshme të dhunës dhe bullizimit, që janë veprime të shëmtuara që bëhen kundrejt një nxënësi apo edhe kundrejt një arsimtari në anën e kundërt dhe ndërgjegjësimi për këtë është mjaft i rëndësishëm”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Shoqatës Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi, Latif Hoxha ka theksuar se ky marsh simbolik organizohet nga shoqata e sipërpërmendur në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve: Luftimi i bullizmit dhe ngritja e reziliencës”, në bashkëpunim me Aleancën Kundër Bullizmit.
“Kjo është një iniciativë e rëndësishme që synon të rrisë ndërgjegjësimin për bullizmin dhe të fuqizojë të rinjtë për të përballuar dhe parandaluar këtë fenomen”, ka thënë Hoxha.
Tutje ka sqaruar se bazuar në bashkëbisedimin me nxënësit gjatë ligjëratave ndërgjegjësuese, është vërejtur se bullizmi është mjaft prezent edhe në shkollat në Prizren, por se për këtë çështje do të publikohet edhe një hulumtim përkatës, raporton Telegrafi.
“Bullizmi një fenomen që prek të gjithë. Prandaj kemi organizuar marshin që ndërgjegjësimi të jetë më publik, meqë të qenit i bullizuar ka pasoja tjera në shëndetin emocional të fëmijëve”, është shprehur ai.
Marshi ka filluar nga Sheshi i Lidhjes dhe ka përfunduar në Sheshin Shadërvan, me ç’rast nxënësit e shkollave të mesme të ulëta kanë shpalosur mesazhet kundër bullizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/muzeu-i-nene-terezes-brenda-380x233.jpg)
Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
![Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/qnr-prizren-dnv-e1739552907856-380x233.jpg)
Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh
![Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vnm-zgjerimi-i-depos-landovice-dp-380x233.jpg)
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë