Po bëjnë eksperimente në shkencën e fizikës. Profesorët e tyre po thonë se në këto kushte, nuk ushtrohet fizika. Për më tepër profesionistët e fushës po ankohen se shkencëtarët e ardhshëm po përballen me mungesën e kushteve të mirëfillta për studimin e shkencave ekzakte përcjell Telegrafi Maqedoni.
Boce Mitrevski, i cili ligjëron në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore, flet për hallet që ka fusha e tij e veprimit
“Pajisjet e nevojshme në shkolla nuk janë të mjaftueshme. Rrallë diku që ka kabinet për fizikë që të mund të përgatiten nxënësit. Përgatitjet i bëjmë në fakultetin e shkencave natyrore, mirëpo nuk mund të themi se edhe këtu janë mjetet e nevojshme që do të na ndihmonin”, thotë ai.
Krahas kushteve të vështira për studim, nxënës që e duan këtë fushë, po sjellin medalje nga garat botërore. 19 vjeçi Dejan Maksimovski, në korrik u kthye nga Olimpiada e Fizikës në Zvicër me medalje të bronztë. Ai madje, është nisur drejtë SHBA-ve për të mbaruar studimet në fushën e fizikës.
“Pjesa e eksperimenteve këtë vit nuk është përbërë prej pajisjeve më të ndërlikuara, mirëpo eksperimentet u menduan dhe realizuan shumë mirë. Shpresoj që shumë shpejt të rinjtë e Maqedonisë do t’ia dalin të kenë më shumë sukses në këtë fushë. Dhe për këtë është e nevojshme punë e palodhshme dhe mund”, u shpreh Dejan Maksimovski.
I aftë në shkencë është edhe vëllai i tij, Vladimir Maksimovski, i cili në Olimpiadën e Informatikës në Rusi, fitoi vendin e tretë në botë. Por sfidat që kaloi deri te suksesi, thotë se nuk janë të pakta.
“Janë 3 deri në 5 detyra, dhe aty të tregojnë ndonjë rregull që duhet të dekodohet me algoritëm apo kod, në këtë rast ai është programi C++, Java ose Pascal”, shprehet ai, për Tv21.
Për këto arritje, profesori Mile Jovanov, duke bërë një krahasim të përzgjedhjes së përfaqësuesve, thekson se është i nevojshëm përkushtimi i nxënësve.
“Kina zgjedh 4 përfaqësues nga 2 miliard njerëz, ndërsa Maqedonia nga 2 milion. Që do të thotë edhe ne duhet të punojmë dhe t’i përgatisim mirë, por më së shumti varet prej tyre që edhe ata të punojnë shumë”, thotë ai.
Kjo është hera e dytë që Maqedonia në një kampionat ndërkombëtar të fizikës fiton medaljen e bronztë. Ndërsa nga garat në informatikë, në dekadën e fundit, Maqedonia grumbulloi gjithsej 35 medalje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania