LAJMI I FUNDIT:

Nusja ballafaqim me vjehrrin në Prokurori – bëhet e ditur se çfarë i hodhi në kos vjehrrës

Nusja ballafaqim me vjehrrin në Prokurori – bëhet e ditur se çfarë i hodhi në kos vjehrrës

Elda Tanushi do të përballet në Prokurori me vjehrrin e saj nga Shijaku, Eduart Stafa, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familje pak ditë më parë.

Akuzat e rënda të nuses për ngacmim seksual nga vjehrri dhe mohimet kategorike të këtij të fundit, pas tentativës për helmim në banesë ndaj vjehrrës, duket se i kanë vënë në dilemë hetuesit.

Këta të fundit kanë marrë në pyetje deri tani veç e veç, vjehrrin dhe nusen, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin, duke dhënë versione diametralisht të kundërta në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve në familjen e Eduart Stafës.


Për këtë arsye, përcjell Panorama, Prokuroria ka vendosur që t’i përballë në një seancë të vetme Elda Tanushin me vjehrrin e saj në përpjekje për të zbardhur të vërtetën e konfliktit mes tyre.

Pikërisht për shkak të paqartësisë së disa rrethanave të ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në Shijak, prokurori ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj nuses që tentoi t’i hidhte ilaç mizash në kos vjehrrit të saj.

DËSHMIA E NUSES

Në seancën e caktimit të masës së sigurisë, Elda Tanushi deklaroi se ia kishte hedhur ilaçin e mizave në kos vjehrrit e të shoqes, pasi ai e ngacmonte vazhdimisht. Në lidhje me ditën e ngjarjes, ajo ka dëshmuar në gjykatë se “unë me vjehrrën hëngrëm drekën dhe pastaj erdhi vjehrri që kërkoi të hante bukë”.

“Unë, për shkak se më ngacmonte gjithë kohës, i hodha në kos pak ilaç mizash. Në këtë kohë vjehrra, e ndjeu erën dhe filloi të debatonte me mua pasi provoi kosin, ku edhe i tregova se kam hedhur ilaç. Ajo mori policinë dhe më arrestuan”, deklaroi 19-vjeçarja Elda Tanushi në sallën e gjyqit.

Nusja ishte e martuar në Shijak, ku bashkëshorti ishte emigrant në Greqi, ndërsa ajo vetë jetonte në banesën e vjehrrës dhe vjehrrit të saj, Eduart Stafa, të cilin e akuzoi së fundi për abuzim e ngacmim seksual ndaj saj.
HETIMI

Incidenti i ndodhur pak ditë më parë në Shijak po hetohet si krim në familje, mirëpo ende Prokuroria nuk ka bërë një kualifikim ligjor përfundimtar për ngjarjen e ndodhur. Pasi bashkëshortja e Eduart Stafës ka lajmëruar policinë, hetuesit kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes enën e kosit me ilaçin e mizave që nusja kishte hedhur në të për t`ia dhënë vjehrrit. Kjo enë është dorëzuar në Institutin e Policisë Shkencore, ku Prokuroria ka kërkuar kryerjen e një ekspertize në lidhje me nivelin e lëndës helmuese dhe rrezikshmërinë e saj për të përcaktuar më pas shkallën e pasojave që mund të vinin tek i dëmtuari në rast konsumimi të kosit. Pas mbërritjes së policisë në banesën ku ndodhi ngjarja në Shijak, ka qenë vetë nusja 19-vjeçare që pranoi autorësinë e krimit. Ajo deklaroi para hetuesve se ilaçin e mizave e kishte hedhur në kos me qëllim që t`ia jepte vjehrrit, pasi ai e ngacmonte seksualisht në mënyrë të përsëritur.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Kalo në kategori