Kjo ka ngrit edhe reagimin e dikujt që njihet si shok i Jasharit. Njëri nga eprorët e UÇK-së, Nuredin Lushtaku, ka thënë se Bilall Jashari nuk ka luftuar kurrë përkrah Adem Jasharit.

“Asnjë plumbi ai nuk e ka ba me komandantin legjendar. Ai ka mundur të flas për vetveten. Ka bë roje deri në mars e me 5 mars kur ka krisur lufta, Bilal Jashari ka dal prej lagjes. Nuk ka ba asnjë minutë luftë. E dinë ai ku e ka lanë pushkën e vet”, tha Lushtaku.


Nuredin Lushtaku e pranon se me 5, 6 e 7 mars nuk ka qenë përkrah Adem Jasharit, por thotë se kontribuojë në një formë tjetër, meqë “ia kishin imponuar rrethanat”.

“Është e vërtet që s’kemi qenë përkrah Adem Jasharit. S’kemi mundur. Unë kam qenë në shtëpi time. Me 5 mars krejt Drenica e dinë se unë kam luftuar prej shtëpisë time. Ta kishim ditë se çka po ndodhë, na ishim ardhë e ishim vendos këtu me 4 mars përkrah komandantit ose në një vend tjetër të gjithë bashkë. S’kemi ditë se çfarë po ndodhë”, tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se Billalli nuk ka të drejtë të flas për të bëmat e komandantit meqë, sipas tij, ai dezertoi në luftë.

“Janë vra shokët. Shyqyr Zotit jem edhe do gjallë. Ndoshta dikujt po i pengon kjo, por s’kam çka i bëjë. Nëse dikush mundet me fol për komandantin, mundet me familja, munden shokët”, tha ai.
Bilall Jashari ditë më par pati thënë se rezistenca e Adem Jasharit do të zgjaste më shumë se 3 ditë, sikur Adem Jashari të përkrahej nga shokët e tij. /RTK/