Ditët dhe javët e fundit që lamë pas, ishin më të vështirat për Telekomin e Kosovës në aspektin e operimeve dhe vendimmarrjes. Gjendja e krijuar, ishte sfidë dhe përgjegjësi, shpresojmë të mos përseritet kurrë.
Telekomi i Kosovës udhëhiqet sipas Ligjeve mbi Ndërmarrjet Publike dhe Qeverisje Korporative të Republikës së Kosovës. Mungesa e Bordit të Drejtorëve dhe së fundmi skadimi i kontratës së punës (23.02.2018) së Kryshefit Ekzekutiv Agron Mustafa, ka bërë që operimet, vendimmarrja si dhe implimentimi i strategjisë në Telekomin e Kosovës, të kenë vështirësi (si në aspektin formal ligjor e procedural, ashtu edhe në atë bisnesor).
“Ndonëse kishte zëra se Këshilli Ndërministror kishte rekomanduar Qeverisë për vazhdim të kontratës për z. Mustafa, në mënyrë zyrtare apo formale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pra Telekomi nuk ka asnjë informatë”, ak njoftuar Telekomi i Kosovës.
“Duke parë këtë situatë të padefinuar, pa perspektivë dhe rrezikun e bllokimit të operimeve dhe afarizmit të Telekomit të Kosovës në tërësi, Sekretari dhe Këshilltari i Përgjithshëm i Korporatës, Arian Gashi, me datë 13 Mars 2018, thërret takim të jashtëzakonshëm të Menaxhmentit Ekzekutiv të TK-së dhe Sindikatës së punëtorëve (Kryetarin e saj në cilësinë e vëzhguesit), ku njëherazi e falënderojmë për unitetin e treguar dhe angazhimin tij konstruktiv për zgjidhje”.
Pas analizës që i është bërë situatës së krijuar, Menaxhmenti Ekzekutiv del me qendrim/konluzion:
“Gjendja e krijuar në Telekom është rast i veçantë i pandodhur më parë, me qëllimin dhe vullnetin më të mirë si dhe obligimet që dalin nga detyrat dhe përgjegjësitë e punës, ushtrimin e detyrës së Zëvendës KE do vazhdojë të ushtrojë sipas vendimit të Bordit z.Nuredin Krasniqi, (prot.01-5351/15 dt.25.11.2015) deri në një vendim tjetër nga Aksionari”.
Informata dhe përshkrimi i gjendjes së krijuar deri në detalin e fundit (në vazhdimësi) i është dërguar Aksionarit.
Me datë 16 Mars 2018 (pasditen e vonë), Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) – Ministria e Zhvillimt Ekonomike, dërgon njoftim /kërkesë që përgjesitë e Telekomit të Kosovës të ndërmarrin hapat/veprimet e nevojshme në raport me gjendjen e krijuar të mbeshtetura në ligj.
Andaj, të nderuar kolege dhe kolegë, me këtë njoftim ju bëjmë ftesë që të përkushtoheni në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që iu takojnë, të kontribojmë të gjithë në realizmin e objektivave të Telekomit të Kosovës.
Nisur nga kjo, zv. KE i TK Sh.A z.Nuredin Krasniqi, së bashku me Menaxhmentin Ekzekutiv dhe Sindikatat e Punëtorëve, ju falënderojnë për vullnetin dhe gatishmërinë për punë, në tejkalimin e situatës së krijuar, besojmë se së bashku me punë e angazhim do t’ua dalim mbanë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit