Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura, tha se shumë shpejt do të marrë pjesë në një takim me bashkatdhetarët në Zvicër.
Në këtë takim Nura pritet që t’i njoftojë me planet e Ministrisë dhe t’u bëjë ftesë për të investuar në Kosovë.
Nura në një intervistë për Kosovapress, tha se marrëveshja e mirëkuptimit e arritur ditë më parë mes ministrit të Diasporës dhe Investimeve strategjike, Dardan Gashi me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të hyjë në funksion prej vitit të ri, dhe bashkatdhetarët do të kenë mundësi të hyjnë në Kosovë pa pasur nevojë të presin në pikat kufitare.
“Unë këto ditë do të jem në Zvicër do të kem vizita në Bernë, Cyrih dhe Gjenevë. Siç e dini atje është një mërgatë shumë e madhe. Dhe unë si zëvendësministër natyrisht me autorizimin e ministrit njëherit zëvendëskryeministrit Dardan Gashit , do të kem takime të veçanta me grupet e biznesit të diasporës. Ku do mundohem edhe personalisht t’iu sqaroj se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike , ka një plan shumë konkret që ata të investojnë në vendlindjen e vet dhe për herë të parë Qeveria e Kosovës të ju garanton siguri në investimet e tyre në vendlindje e vet “, tha Nura.
Ai po ashtu ka treguar se ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj shumë shpejt do të bëjnë publike krijimin e një fondi, i cili ka për qëllim ndarjen e subvencioneve për ato biznese që do të investojnë në Kosovë.
“Natyrisht ne kemi në plan që Ministria e Investimeve dhe Diasporës shumë shpejt bashkërisht me kryeministrin do të dalim edhe me një fond subvencionimi. Që ata mërgimtarë tonë që do të investojnë në Kosovë dhe do të hapin vende të reja të punës, Ministria jonë përpos që do t’iu ofron mbështetje në infrastrukturën ligjore do të bënë edhe për herë të parë edhe subvencionimin e bizneseve të cilat investojnë në Kosovës”, u shpreh Nura.
Nura po ashtu ka shtuar se do të bëjnë të pamundurën vetëm e vetëm që mërgatës t’iu mundësohet lirimi i taksës që aktualisht e paguajnë në kufij.
“Natyrisht edhe ministri Gashi ka pasur edhe takim edhe marrëveshje me ministrin e Punëve të Brendshme vetëm se kanë fillua lehtësimet e para për mërgimtarë . Unë jam i bindur se ne po punojmë në këtë drejtim që për festat e fundvitit Qeveria jonë të jetë e angazhuar që mërgimtarët të lirohen edhe nga taksa e sigurimit që aktualisht është në fuqi. Njashtu ne do të ofrojmë edhe një plan të informimit edhe për diasporën tonë sepse në sektorë e ndryshme në Kosovë mundë të investojnë dhe ata për herë të parë të krijojnë besimin dhe vetëdijen se në vendin e vet edhe mund të investojnë dhe të fitojnë. Jo vetëm të dërgojnë ndihma për familjarët e vet në Kosovës. Ky ka me qenë fokusi im kryesor si zëvendësministër këto ditë që do ti kem vizitat në diasporë.”, tha Nura.
Ai theksoi se Qeveria ka interes shumë më të madh që investimet e para të vijnë nga diaspora.
“Sepse është interes i gjithë neve dhe veçanërisht i institucioneve tona. Që ne ti kemi investitorët e parë shqiptarë nga diaspora konkretisht nga Zvicra, pasi që aty edhe unë edhe shumë të tjerë familjarë të Kosovës të jemi real të gjithë jemi të lidhur sepse kemi nga një familjarë të paktën nga Zvicra dhe Gjermania.”, tha Nura.
Sipas tij, kjo Qeveri do të jetë më ndryshe, pasi sipas tij që për të gjitha lëmitë që ata kanë interes të investojnë në Kosovë do t’u ofrohet mbështetje dhe bashkëpunim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës