Numri i zjarreve nuk po zvogëlohet, QMK apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, informoi se numri i zjarreve nuk po zvogëlohet dhe sipas përvojës së mëparshme, siç tha ai, priten edhe të reja. Ai u ka bërë apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të mos shkaktojnë zjarre dhe nëse vërejnë zjarr të lajmërojnë menjëherë.
Angellov sot informoi se gjatë ditës së djeshme kishte 37 zjarre në ambient të hapur, ndërsa sot deri në orën 16 ishin 23. Prej tyre, siç tha, pesë janë shuar, tetë janë vënë nën kontroll, ndërsa dhjetë janë aktive.
“Fatkeqësisht, pres që në orët e ardhshme të shfaqen zjarre të reja në ambient të hapur, sepse kështu na tregon përvoja e mëparshme”, tha Angellov.
Zjarri më i vështirë që po përpiqen ta shuajnë më shumë se 20 ditë është zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, siç informoi, i cili aktualisht ka dy degë.
“Dega që hyn në vendgjuetinë Jasen është nën kontroll të plotë, ndërsa në degën e dytë e cila lëviz në drejtim të fshatit Belicë dhe restorantit Belicë, mëngjesin e sotëm vepruam me helikopter slloven dhe nga toka veprojmë me 15 pjesëtarë të policisë si dhe 15 pjesëtarë të ushtrisë. Në të njëjtën kohë u ndihmojnë të tre zjarrfikësve dhe katër personave nga Parku Kombëtar. Fatkeqësisht në disa vende digjet pyll cilësor me pisha”, tha drejtori.
Lidhur me zjarrin e dytë të rëndë në Pehçevë, në drejtim të fshatit Negrevë, informoi se po veprojnë me pesë er traktorë, ndërsa në tokë shuajnë 15 pjesëtare të ushtrisë, 10 pjesëtarë të policisë, 10 punëtor të DMSH-së dhe 32 të punësuar në Pyjet kombëtare.
Angellov tha se gjatë këtij zjarri digjet një pyll i përzier dhe lufta me të, siç tha ai, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos ndezin zjarr në ambient të hapur dhe u bëri thirrje nëse vërejnë tym apo zjarr të hapur të lajmërojnë në numrin 112, por nëse dyshojnë se një person i caktuar ka vënë një zjarr diku, të njëjtin ta raportojnë në stacionin policor më të afërt ose në numrin 112.
Angellov theksoi se gjatë korrikut kishte 765 zjarre në ambient të hapur mes të cilëve edhe zjarre pyjore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri