Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.

Në disa komuna tashmë janë numëruar mbi 95% të votave.


Në Komunën e Klinës kur janë numëruar rreth 95% të votave, kandidati i AAK-së Zenun Elezaj kryeson ndaj kandidatit të PDK-së.

Sipas të dhënave nga KQZ, Elezaj ka marrë 55% të votave derisa kandidati i PDK-së ka rreth 45% të votave.

Rezultatet me 95% të votave të numëruara:

ZENUN ELEZAJ (AAK) - 7.433 vota apo 54,94% ESAT RACI (PDK) - 6.096 vota apo 45,06%

klina