Përvjetori i 14-të i vdekjes së aktorit me nam botëror, Bekim Fehmiu është përkujtuar në Prizren si zakonisht me hedhjen e luleve në ujërat e Lumbardhit. Por kësaj here numri i pjesëmarrësve në këtë ceremoni përkujtimore ka qenë i vogël, gjë që ka zhgënjyer edhe miqtë e afërm të Fehmiut.
Në urën e Marashit janë paraqitur një numër simbolik i miqve, dashamirëve dhe punonjësve të Teatrit të qytetit që mban emrin e tij, të cilët kanë uruar që në vitet e ardhshme të ketë organizim institucional për nderimin e mirëfilltë të kontributit të Bekim Fehmiut, raporton Telegrafi.
Miku i aktorit të ndjerë, gazetari Fahri Musliu ka nënvizuar se si Bekim Fehmiu ka lënë gjurmë të thella, me rolet e tij, me profesionalizmin dhe me aftësitë intelektuale e njerëzore. Sipas tij, Fehmiu nuk e meriton një injorim të tillë nga institucionet shtetërore meqë ai në kulmin e famës së tij vazhdimisht ka përmendur faktin se është nga Kosova respektivisht Prizreni.
“Fatkeqësisht Prizreni që ia ka një borxh Bekimit, nuk po ia kthen atë borxh. Nuk është hera e parë, ka ndodhur kështu edhe herëve tjera, por këtë herë po shoh që është numër shumë më i vogël i pjesëmarrësve, i dashamirëve të Bekimit edhe pse ai ka lënë një trashëgimi të madhe, sepse pos që ka filluar hapat e parë nga Prizreni, në librin autobiografik ka shkruar për qytetin, pjesë të cilat nuk i ka shkruar askush deri më tani. Dhe tjetra që është me rëndësi, Bekimi prapë iu kthye Prizrenit, Lumbardhit me hirin e trupit të tij. Pra prapë e ka nderuar Prizrenin me të gjitha të metat që i ka qyteti”, ka thënë Musliu.
Ndërsa drejtori i Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu”, Burim Mustafa ka uruar që vitin e ardhshëm të masivizohet pjesëmarrja në tubimin përkujtimor dedikuar aktorit Fehmiu si dhe të zhvillohen aktivitete disa ditore në kujtim të veprës së tij, raporton Telegrafi.
“Besoj që nëse në mënyrë institucionale shtyhen këto gjëra përpara atëherë edhe përgjigja do të jetë më masive, se nuk duhet të presim që spontanisht dikush ti përgjigjet thirrjes, mirëpo në mënyrë institucionale duhet ta rrisim dhe masivizojmë kujtim për Bekimin, por edhe për figurat tjera që kanë kontribuar për artin dhe kulturën tonë”, është shprehur Mustafa.
Bekim Fehmiu u lind në Sarajevë në vitin 1936 nga një familje e njohur gjakovare, ndërkohë që fëmijërinë e kaloi në Prizren. Ai u bë i famshëm në vitin 1966 pikërisht me filmin “Mbledhësit e puplave” dhe më pas pasuroi karrierën me filma si “Aventurieri”, “Të kuq dhe të zinjtë”, “Odisea” dhe “Përgjithmonë Julia” duke interpretuar në disa gjuhë dhe përkrah artistëve më të mëdhenj të kohës. Në vitin 1987 Fehmiu braktisi në mënyrë demonstrative shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, duke i dhënë lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
Në vitin 2010 ai kishte kryer vetëvrasje në banesën e tij në Beograd, derisa bashkëshortja Branka Petriq, bashkë me dy djemtë, Uliksin dhe Hedonin, dhe familjarë tjerë patën çuar në vend amanetin e aktorit të ndjerë me hedhjen e hirit të tij në Lumbardhin e Prizrenit. Edhe bashkëqytetarët e tij patën nderuar figurën e tij me hedhjen e luleve të freskëta nga Ura e Gani Tadës. Dashamirët e Fehmiut edhe në përvjetorë të tjerë të vdekjes së tij patën hedhur lule në lum në shenjë përkujtimi të veprës së tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe