Një pjesë e konsiderueshme e lokaleve të gastronomisë nuk po kontrollohen në kryeqytet. E këtë, Ministria e Shëndetësisë e ka arsyetuar me numrin e vogël të inspektorëve sanitarë.
Parashihet që vetëm brenda muajit, një biznes të kontrollohet disa herë.
Megjithatë, në kryeqytet kjo nuk po ndodhë, veçanërisht në javët sa ishte e ndaluar të përdorej uji për pije e gatim që vjen nga Badoci.
”Kemi inspektorë, ndonjëherë më rrallë ndonjëherë më shpesh. Vitin e kaluar goxha shpesh kemi pasur e këtë vit jo, 4-5 herë në total. Prej kur u bë lajmi me mospërdorimin e ujit të Badovcit, jo”, ka thënë një pronar biznesi.
”Ka 4 muaj qëkur s’na ka kontrolluar askush, as për ujë as ushqim”, ka thënë një pronar biznesi për RTV Dukagjinin.
”Ka kohë që e kemi mbyll kuzhinën dhe nuk po shërbejmë ushqim. Sa e kemi pas hapur ka pas kontrolla se zakonisht për kuzhinë bëhet, por prej që e kemi mbyll nuk ka ardhur. Ndoshta edhe kanë qenë por s’kam qenë në lokal se si nuk shërbehet ushqim, s’është se merren me këto kontrolla”, ka thënë një pronar tjetër biznesi.
Pavarësisht misionit, se numri i inspektorëve sanitar nuk po arrin të mbulojë nevojat e ka thënë edhe Ministria e Shëndetësisë.
“Inspektorati Sanitar ka numrin prej 49 inspektorëve, mirëpo në raport me numrin e subjekteve qe i inspektojmë, ky numër është i vogël. Bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe detyrave me prioritet të lartë, IS përgatit planin e kontrolleve zyrtare, duke shqyrtuar me prioritet të larte; Ankesat konsumatorëve Rastete ad hoc, Rastet e jashtëzakonshme dhe kërkesat e subjektet e rëndësisë së veçantë. Detyrë e Inspektoratit është mbrojtja dhe ruajtja e shëndetit publik, rritja e sigurisë së ushqimit, zbatimi i legjislacionit për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit për konsumatorët, si dhe mbikëqyrja e eksportit të produkteve vendore në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica e inspektimeve realizohen në kryeqytet, fillimisht në sektorin e gastronomisë dhe në të gjitha institucionet publike të tjera. Bazuar në kontrollimet e kryera gjatë këtij viti, ka pasur një numër të vogël të rasteve të dyshimta të helmimeve. Gjithashtu, janë realizuar inspektime në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit dhe në sektorë të tjerë”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë
Ndonëse numri i vogël i inspektorëve mbetet arsyeja, inspektorët sanitarë janë në numër më të madh sesa inspektorët e AUV-it.
E nga kjo e fundit, thonë se përgjegjësinë mbi gastronominë, e kanë inspektorët sanitarë.
”Numri është i pamjaftueshëm për të mbuluar nevojat që kërkohen. Planet navionale po i bëjmë në atë formë që të kemi kapacitet. Të kishim inspektorë më shumë do mund të mbulonim më shumë biznese që aktualisht e kemi të pamundur. Një regjion e mbuklojmë me një ose dy… Lokalet e gastronomisë janë duke u kontrolluar nga inspektorët sanitarë që janë pjesë e msh. Kanë numër më të madh, kanë mungesa po n krahasim me ta, janë mbi 40 e na 70 i kemi në tërësi. Kemi fusha shumë më komplekse.”, ka thënë Lamir Thaçi, zëdhënës në AUV.
Institucionet vazhdimisht janë ankuar për numër të vogël të stafit, përfshirë edhe Inspektoratin e Punës./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këtë të premte në HaPiTe Space – Nga sfidat te suksesi – Gratë në Public Relations

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese – vlera e grantit është 8 milionë euro

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës