Qytetarët e Komunës së Gjakovës kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë, ku edhe pse një numër i ulët i votuesve tashmë kanë votuar në Qendrën e Votimit me shifër 0223 në Shkollën "Shtjefën Kurti" në Fshatin Novosellë e Epërme.

Menaxheri i kësaj qendre Simon Mataj, tha për Telegrafin që procesi i votimit në këtë qendër ka filluar me rregull.


"Pikërisht në orën 07:00 si në të gjitha qendrat e votimit është hapur edhe qendra e votimit këtu në Novosellë, ku stafi ka qenë i përgatitur, objekti ka qenë i përgatitur për zgjedhje dhe të gjitha gjërat që duhen për një proces të mbarë të zgjedhjeve kanë qenë gati, dhe shpresoj që i tërë procesi të përfundojë sa më mbarë.", tha fillimisht Mataj.

Tutje Mataj potncoi që numri i votueseve në orët e para është jo edhe qa i lartë.

"Deri më tani kemi rreth 15 votues që kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë, ku pritet që numri i votuesve të rritet duke filluar nga ora 10:00 e tutje."

Mataj po ashtu ceku që numri i votuesve që kanë të drejtë të votojnë në këtë qendër është mbi 2000 votues, po pritet që për shkak të banorëve që gjinden në mërgatë ku numër i votuesve të mos plotësohet. /Telegrafi/