Policia e Kosovës që nga janari e deri tash kanë konfiskuar mbi 1200 armë pa leje, numër ky i cili ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Megjithatë, ekspertët e sektorit të sigurisë thonë se numri i madh i armëve po rritet nga viti në vit.
Armët ilegale vazhdojnë të mbesin shqetësim për qytetarët dhe institucionet në Kosovë. Policia deri tani është angazhuar në disa aksione, kryesisht nëpër shkolla, ku edhe ka konfiskuar qindra armë. Megjithatë, mendohet se më së shumti armë ka në veriun e Kosovë, ku institucionet e sigurisë vendore e ndërkombëtare, asnjëherë nuk kanë ndërmarrë ndonjë aksion.
Njohësit e sigurisë fajësojnë institucionet përgjegjëse për mosrespektimin e ligjit ndaj personave që iu konfiskohen armët pa leje, derisa kërkojnë aksione për grumbullimin e armëve pa leje.
Bedri Elezi, njohës i sigurisë është shprehur i shqetësuar me rritjen e numrit të armëve pa leje. Sipas tij, ka pas raste kur njerëzit janë privuar nga jeta nga përdorimi i armëve pa leje, por ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse nuk ka qenë i drejtë.
“Në dorën e qytetarëve të Kosovës ka një numër të konsiderueshëm të armëve pa leje. Është një shqetësim që në vazhdimësi e kemi ngritur duke referuar se arma pa leje konsiderohet edhe e rrezikshme, ngase personat të cilët posedojnë armë pa leje fillimisht janë jo të përgatitur për njohuritë mbi pasojat që mund t’i ketë një armë dhe atë armë në çdo moment mund të përdoren apo keqpërdoren nga persona për të kryer vepra të ndryshme siç janë edhe vrasjet. Këtë shqetësim të posedimit të numrit të madh të armëve kemi parë që nga viti në vit është duke u rritur, me siguri kjo po ndodh për shkak të një veprimi jo adekuat i institucioneve të zbatimit të ligjit në këtë çështje. Ka pas raste ku njerëzit janë privuar nga jeta pikërisht nga përdorimi i armëve por që në fakt ndëshkimet kanë qenë mjaftë të buta dhe në një formë gjithë personat të cilët mendojnë që të kenë një armë pa leje e marrin në konsideratë se çfarë do t’i pret nëse do të has Policia e Kosovës apo ndonjë institucion tjetër në një veturë apo në një person që ka armën pa leje”, theksoi Elezi.
Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë dhe njëherit anëtar i grupit të punës për ligjin e ri për armët, tha për KosovaPress, se në ligjin e ri për armët do të parashihen disa ndryshime që janë konform dispozitave ligjore me anë të BE-së.
“23 vite pas luftës është e papranueshme që ende të kem armë në posedim ilegal, derisa janë mundësitë pasi kemi ligjin për armë, kemi shpallë disa herë anën e legalizimin e armëve, tash jemi në procedurë edhe të hartimit të ligjit të ri që do të jetë konform dispozitave ligjore të BE-së dhe kjo tregon që ne në aspektin ligjor kem pas mundësi por edhe legalizimit në ato që kanë qenë pa leje për mbajtje, qoftë për armë gjuetie, armë trofe apo edhe armë tjera, nuk e kanë legalizuar me kohë. Dhe mendoj se pas miratimit të ligjit edhe njëherë do të shpallet një ligj për legalizim të armëve dhe aty duhet të jepen mundësitë më të mira, gjegjësisht disa mundësi qoftë mi heq taksat që në një formë janë renduar, ose edhe këta që bëjnë legalizimin e armëve të privilegjohen më tepër në këtë dorëzim të armëve apo ato që nuk janë të kategorizuara për armë personale, ndërsa ato që jepen të lehtësohen në procedurat edhe në pagesat për dhënie të provimeve por edhe në çështje tjera që ka të bëjë me taksat që realisht janë renduese”, tha Ibishi.
Sipas tij, institucionet nuk po zbatojnë ligjin për personat që i konfiskohet arma pa lej. Ai tha se denimet nuk jepen ashtu siç përshkruhet me ligj.
“Ligji i përcakton saktë veprimet, mirëpo asnjëherë nuk miratohet në praktike ashti siç përshkruhet, çdo herë kërkohet ndonjë rrethanë lehtësuese dhe realisht Policia e kryen detyrën, bënë konfiskimin e armëve, municionit qoftë posedim ilegal por edhe në rastet kur keqpërdorët, por fatkeqësisht nuk po janë dënimet ashtu si përshkruhet me ligj. Në shumë raste të mos përfilljes së ligjit në përpikëri po ka pasoja të renda edhe për jetën e njerëzve, për arsyeje nga këto armë vinë nga plagosjet dhe vrasjet…3:40 Në shumicën e rasteve, në për qindje është e konstatuar deri tash që zakonisht plagosjet dhe vrasjet janë si pasojë e përdorimit të armëve ilegale”, shtoi Ibishi.
Më tej, njohësi i sigurisë, Bedri Elezi ka renditur për KosovaPress, disa faktor se si duhet të parandalohet kjo dukuri, derisa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të realizojnë aksione për grumbullimin e armëve pa leje.
“Fillimisht ne duhet të organizojmë më shumë fushata për pasojat e përdorimit të armëve për personat të cilët nuk kanë përgatitjet e nevojshme për armën, të informohen për rrezikun që mund të ketë shoqëria, vet personi apo familja ku arma ndodhet dhe se Republika e Kosovës e ka të rregulluar çështjen e posedimit të lejes për armë e sidomos për aktivitetet sportive dhe nuk ka nevojë që qytetarët e Republikës së Kosovës të mbajnë armë pa leje kur nëse ata janë të interesuar për çështje sportive ose aktivitete tjera apo kanë edhe çështjen e rrezikshmërisë. Po ashtu të zbatohet edhe ligji te personat të cilët nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Institucionet e Republikës së Kosovës do të ishte mirë që të kenë aktivitete, aksione për grumbullimin e armëve pa leje dhe në këtë aksion t’i ofrohet një lloj lehtësire në çështjen e ndjekjes penale për personat të cilët posedojnë në rast se ato janë të gatshëm t’i dorëzojnë gjitha armët pa leje”, tha ai.
Përndryshe, nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar numri i armëve të konfiskuara pa leje është 1087, ndërkaq monicion të konfiskuar janë 23 mijë e 574./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?