Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuan për zvogëlimin e numrit të Komisioneve parlamentare dhe pas mbylljes së seancës së Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani e thirri mbledhjen e Kryesisë për në ora 13:00.
Gjatë kësaj seance pati diskutim të ashpër mes deputetëve të partive në pozitë dhe opozitë.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës pritej që sot të shqyrtonte propozimet për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të bëhej ndryshimi nga 16 në 14.
Ndryshimi i këtij numri të komisioneve, bëhet me votimin e 2/3 të votave, ku nevojitshin 80 vota.
Në mungesë të votave kjo dështoi, ndërsa kryetarja Vjosa Osmani mbylli punimet e kësaj seance dhe thirri mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për në ora 13:00.
Ndryshe, para se të hidhte në votim ndryshimin e rregullores, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kërkoi nga shefat e grupeve parlamentare që të deklarohen nëse janë të gatshëm të votojnë, ose duan ta shtyjnë seancën.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se e sheh të nevojshme të shtyhet seanca e sotme.
“Megjithëse siç thatë ju është në dorën tuaj ta shtyni seancën për një moment tjetër, edhe unë mendoj se është shumë e nevojshme që të shtyhet seanca”, u shpreh Selimi.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që njëri nga komisionet e përhershme të ndahet për PDK-në, gjë për të cilën të gjitha partitë kishin heshtur.
“Nëse nuk e votojmë këtë propozim këtë herë, atëherë herën tjetër i lëmë 16 komisione dhe vazhdojmë me 16 komisione. Për korrektësi po ua kujtoj që kur është mbajtur mbledhja, unë kam propozu tri herë njëri nga katër komisionet e përhershme të mbetet për PDK-në, por ata kanë hesht. Tri herë i kam pyet e kanë hesht, ndërsa sot po paraqiten si aleancë opozitare. Më vjen keq që PDK-ja nuk ka marrë pjesë në mbledhje, mendoj se është dashtë të marrin pjesë. Por, unë e respektoj vendimin e tyre, edhe pse më duket i paarsyeshëm, unë e respektoj vendimin e tyre”, tha Gashi.
Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se edhe po të ishin edhe 11 deputetët tjerë në sallë, prapë votat nuk do të ishin të mjaftueshme për miratimin e kësaj rregulloreje.
Po ashtu, Hamza tha se ata nuk kanë pasur asnjë ankesë për zvogëlimin e numrit të komisioneve duke shtuar se ata tashmë i kanë dërguar edhe emrat e deputetëve për formimin e komisioneve.
“E para mos-prezenca e 11 deputetëve prapë se prapë nuk ua bën votat edhe sikur të ishin në sallë. Çështja është që ju e keni thirr këtë seanca dhe ne ju kemi referu rregulloreve si duhet të shkoj procedura. Përveç kësaj ne nuk patëm ankesa për numrin e komisioneve, ne i kemi dërguar emrat e PDK-së për komisione. Kërkuan dhe sqaruam se disa procedura nuk janë respektu. Përgjegjësia është e juve, e keni thirr seancën. Zonja kryetare është aspak korrekte me iu referu deputetëve për sene të caktume. Është seanca e parë, dhe besoj se e vërejtët se unë ju drejtova me respekt, zonja kryetare e Kuvendit. E diskutuam, diskutuat dhe ne kërkojmë të vendoset në votim, nëse kalon mirë, por nëse jo është punë e juaja që të bëni numrat për kalimin e rregullores së Kuvendit”, u shpreh Hamza.
Daut Haradinaj në emër të Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se edhe ata kërkojnë që të hidhet në votim ky propozim.
“Nuk po du me i përsëritë fjalët. Arbeni që tha ka kërku që me nda një komision për PDK-së, por unë kam thënë që nuk është mirë të merret vendim pa qenë prezent PDK-ja në mbledhje. Qiteni në votim, nëse i keni numrat kalon, nëse nuk i keni shihemi në seancën e radhës”, u shpreh Haradinaj.
Haxhi Shala nga Nisma po ashtu tha se nuk e bojkotojnë votimin dhe kërkuan që pika e rendit të ditës të hidhet në votim.
“Edhe ne jemi pajtuar të kemi 14 dhe jo 16 komisioni, edhe ne nuk e bojkotojmë votimin, kërkojmë që të hidhet në votim kjo pikë e rendit të ditës”, tha Shala. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët