LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë HTC One M10 në Windows 10 Mobile

Nuk do të ketë HTC One M10 në Windows 10 Mobile

HTC është duke u bërë gati për modelin e ri të telefonit HTC One M10, të cilin do ta lansojë në javët në vijim.

Mirëpo tani sipas Evan Blass ose @evleaks, kompania tajvaneze nuk do ta ketë variantin e këtij telefoni që do të bazohet në sistemin operativ të Microsoft – Windows 10 Mobile.

Në 2014, HTC prezantoi HTC One M8, dhe më vonë, kompania gjithashtu nisi një version të Windows Phone me të njëjtat specifikimet dhe dizajn. Por kësaj radhe nuk duket se do të ndodhë një gjë e tillë.


Pra, duket se kompania tajvaneze do të vazhdojë të mbështetet vetëm në Android si sistemin e saj operativ në telefonin e tyre.

Për HTC, kjo mund të jetë një vendim i mirë pasiqë Android është shumë më popullor se sistemit operativ i Microsoft.