Së shpejti nuk do të ekspozohen dhe shiten mallrat në rrugët e Prishtinës

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se në kryeqytet nuk do të ketë më mallra të ekspozuara nëpër trotuare dhe hapësira të ndryshme.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.
Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të merren masa për personat që bëjnë këso veprime.
“Ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe në hapësirë publike – është i ndaluar. Shumë shpejt do të kemi aksione të organizuara nëpër lagje, për të ndërmarrë masa ndaj secilit biznes që bën shkelje të tilla”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































