LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të besoni sa njerëz kërkojnë hise në pasurinë e Prince

Nuk do të besoni sa njerëz kërkojnë hise në pasurinë e Prince

Kërkesat e 29 personave që pretendojnë se kanë pjesë në pasurinë e legjendës së muzikës, Prince, janë rrëzuar nga një gjykatë e shtetit të Minesotës.

Këngëtari u nda nga jeta në muajin prill, si pasojë e një mbidoze aksidentale qetësuesish, por ai nuk la asnjë testament dhe nuk kishte fëmijë. Pasuria e tij vlerësohet të arrijë 300 milionë dollarët

Një gjykatës ka urdhëruar tani kryerjen e testeve gjenetike te gjashtë persona që pretendojnë se janë kushërinj të këngëtarit. Do të testohen gjithashtu edhe katër motra e vëllezer, ashtu si edhe dy femra që besohet të jenë mbesa dhe stërmbesa të ikonës së popit. Testet gjenetike rrëzuan pretendimet e një burri në një burg të Kolorados, i cilit tha se ishte djali i Prince, transmeton Top Channel.


Si pjesë e vendimit të fundit të gjykatës së Minesotës, gjyqtari Kevin Eide arriti në përfundim se pretendimi i një gruaje nga Georgia se ajo dhe Prince dikur kishin qenë të martuar, nuk ishte i vlefshëm. Sipas gruas, Cia po përpiqej ta mbante të fshehur martesën. U rrëzuan gjithashtu kërkesat e pesë meshkujve që këmbëngulnin se Prince ishte babai i tyre.

Këngëtari karizmatik u gjet pa shenja jete në ashensorin e pronës se tij në Paisley Park, mëngjesin e 21 prillit. Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vdekja e 57-vjeçarit kishte ardhur si pasojë e mbidozës së qetësueseve Fentanil, të rekomanduara nga mjeku.