Nuk do ta përdorë emrin e ri të shtetit dhe ishte kundër Ligjit për gjuhën shqipe – kjo është Gordana Siljanovska-Davkova, presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut për herë të parë do të ketë presidente. Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga partia OBRM-PDUKM në zgjedhjet e djeshme presidenciale (8 maj) fitoi me dallim të madh votash ndaj kundër-kandidatit dhe presidentit aktual Stevo Pendarovski.
Sipas rezultateve të para nga KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni, Siljanovska ka marrë 560 mijë vota, ndërsa Pendarovski 251 mijë vota. Në fjalimin e saj të parë pas shpalljes së rezultateve, Siljanovska tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike ose partiake.
“Unë them se nga ky moment këtu do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, i të gjitha grupeve etnike, i anëtarëve partiakë, i atyre që nuk janë në parti, sepse një president, sidomos nëse është grua, nuk mund të bashkojë ose të kërkojë unitet nëse u përmbahet linjave partiake”, tha Siljanovska.
Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ishin tentimi i dytë i Siljanovskës për garë për kreun e shtetit, pasi në vitin 2019 humbi nga po i njëjti kundër-kandidat, Stevo Pendarovski. Herën e parë Pendarovsi e fitoi me 58 mijë vota dallim.
Programi i Gordana Siljanovska-Davkovës
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, në programin e saj shkruan se si presidente ajo do të ndërtojë konsensus me qeverinë, por edhe me opozitën.
“Qëllimi i integrimit europian është europianizimi sipas kritereve të Kopenhagës. Në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nuk ka asnjë pjesë për ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë”, shkruan në programin e Siljanovskës, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës, të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës europiane të RMV-së.
Në paraqitjet publike, Siljanovska ka shmangur përgjigjet politike në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe kryesisht ka dhënë përgjigje që i jep teoria e së drejtës.
Në intervistë për REL, Siljanovksa ka thënë se presidenti i vendit nuk vendosë nëse do të ketë ndryshime të Kushtetutës, ose jo. Por, në pyetjen nëse përbërja e re parlamantare i voton ndryshimet kushtetuese dhe ajo është presidente, Silanovska është përgjigjur se do t’i respektojë ato.
Pa “e Veriut” në paraqitjet publike
Duke prezantuar platformën me të cilën garoi në zgjedhjet presideniale, Siljanovska-Davkova tha se “ai është program për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kthimin e krenarisë për Maqedoninë”.
Në fushatë ajo nuk përdori emrin e ri të shtetit, sipas Marrëveshjes së Prespës të nënshkruar me Greqinë në vitin 2018.
“Duke respektuar vullnetin e shprehur qartë të qytetarëve të Maqedonisë nga shtatori i vitit 1991, si dhe nga shtatori i vitit 2018, por edhe si qytetar, nuk do ta përdor mbiemrin “e Veriut” në fjalimet e mia drejtuar publikut”, shkruan ajo në programin me të cilin u paraqit në zgjedhje.
Marrëveshja e Prespës u nënshkrua në vitin 2018 nga ministrat e atëhershëm të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikos Kozias dhe Nikola Dimitrov, si zgjidhje e mosmarrëveshjes maqedono-greke për emrin Maqedoni, e cila u negociua mes dy vendeve për 27 vjet.
Pikëpyetje për Marrëveshjen e Prespës
Në pjesën e politikës së jashtme, Siljanovska-Davkova gjithashtu u zotua të jetë para se gjithash “lobiste aktive” në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së. Megjithatë, ajo ende e konsideron të hapur çështjen e Marrëveshjes së Prespës “ligjërisht dhe politikisht”.
“Marrëveshja e Prespës, së bashku me amendamentet kushtetuese, është miratuar në kundërshtim me të drejtën kombëtare dhe kontestohet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me të drejtën për vetëvendosje, parimin e barazisë së shteteve, ndërhyrjen në punët e brendshme të shtetit sovran, dhe cenimi i identitetit është gjithashtu shkelje e rëndë e të drejtave kolektive dhe individuale të njeriut të qytetarëve të Maqedonisë”, shkruan ajo në programin e saj.
Në paraqitjet në fushatë, Siljanovska-Davkova tha se në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, “të gjitha veprimet e saj do të jenë në kuadër të ligjit vendor dhe ndërkombëtar”.
Më shumë përvojë në shkencë, më pak në politik
Siljanovska-Davkova do të mbushë 71 vjet më 11 maj, një ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual Pendarovski.
Ndonëse me kalimin e viteve herë pas here hyri në arenën politike, në role të ndryshme, Siljanovska-Davkova është më e njohur në publik si eksperte juridike.
Nga viti 2004 është profesoreshë e rregullt e së drejtës kushtetuese, sistemit politik, sistemeve moderne politike dhe vetëqeverisjes lokale në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup. Ajo mori doktoraturën në shkencat juridike në Universitetin e Lubjanës në vitin 1993.
Në angazhimin e saj akademik është autore e më shumë se 200 punimeve shkencore në fushën e së drejtës kushtetuese. Ajo është edhe themeluese e Këshillit të parë të lëvizjes evropiane në Maqedoni. Ajo ishte anëtare e shumë instituteve dhe shoqatave ligjore vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Komisionin e Venecias për Çështjet e Minoriteteve.
Për herë të parë në politikë hyri në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, me sugjerim të Partisë Liberale, si ministre pa portofol në qeverinë e parë të kryeministrit të atëhershëm nga LSDM, Branko Cërvenkovski (1992-1994).
Ajo u bë më aktive në vitin 2004 dhe 2005, kur doli kundër Ligjit për Organizimin Territorial i njohur si ndarja e komunave pas Marrëveshjes Kornizë (nënshkruar në Ohër në 2001 dhe që i dha fund konfliktit në Maqedoninë e Veriut). Me këtë ligj u krijuan më shumë komuna me shumicë shqiptare.
Në vitin 2017, ajo ishte e zëshme kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili e bëri gjuhën shqipe gjuhën e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Për këtë ligj, Siljanovska-Davkova tha se është antikushtetues dhe se e shkatërron frymën e Marrëveshjes Kornizë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Siljanovska-Davkova ishte bartëse e listës së kandidatëve për deputete të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit në njësinë e parë zgjedhore. Prej gushtit 2020 është deputete në Kuvend.
Megjithatë, ajo thotë se është autonome në veprimet e saj si deputete dhe nuk dëshiron të lidhet me OBRM-PDUKM-në sepse nuk është anëtare e partisë.
Kompetencat e kryetarit të shtetit në Maqedoninë e Veriut
Presidenti, sipas kompetencave të tij, përcakton mandatin për përbërjen e Qeverisë, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët jashtë vendit, merr letra kredenciale dhe tërheqje të përfaqësuesve të huaj diplomatikë, lidh marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës, jep dekorata dhe mirënjohje dhe jep falje.
Presidenti gjithashtu nënshkruan dekrete për shpalljen e ligjeve. Presidenti i Republikës mund të vendosë mosnënshkrimin e dekretit, të vërë veton ndaj tij dhe ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim.
Presidenti i shtetit është edhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura si dhe Kryetar i Këshillit të Sigurimit dhe emëron dhe shkarkon Drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës.
Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, mandati i presidentit të shtetit është pesë vjet, me të drejtë vetëm edhe për një rizgjedhje.
Gordana Siljanovska-Davkova është presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ushtarë amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me mitralozë në Gjakovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze