LAJMI I FUNDIT:

“Nuk shkoj në palestër, kjo është për ata që nuk dinë ta trajtojnë topin” – Bernardo Silva shkrin së qeshuri Ruben Diazin me përgjigjjen

“Nuk shkoj në palestër, kjo është për ata që nuk dinë ta trajtojnë topin” – Bernardo Silva shkrin së qeshuri Ruben Diazin me përgjigjjen

Bernardo Silva, mesfushori sulmues i Manchester Cityt dhe Portugalisë, ka dhënë një intervistë për Sky Sports me bashkatdhetarin e tij, Ruben Dias.  

Ndër të tjera Silva i është përgjigjur pyetjes se pse nuk shkon në palestër.  

“Unë nuk shkoj në palestër, kjo është për ata që nuk dinë të luajnë top”, është përgjigjur Silva, ku drejtuesi i emisionit dhe Dias kanë filluar të qeshin me të madhe. 


Silva njihet pikërisht për teknikën e tij të futbollit. Karriera e tij filloi në Benfica, ku ai kaloi të gjitha moshat më të reja dhe luajti 38 ndeshje për ekipin B dhe vetëm tre për ekipin e parë.  

Sipas Transfermarkt, Monaco e huazoi si 20-vjeçar dhe e bleu gjysmë viti më vonë për 15.75 milionë euro. 

Ai ishte pjesë e brezit të madh të klubit francez me Kylian Mbappe, Radamel Falcao, Fabinho dhe portierit Danijel Subasic.   Në vitin 2017 fituan kampionatin francez dhe luajtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku u eliminuan nga Juventusi. 

Manchester City e pagoi 50 milionë euro dhe tashmë prej vitesh është një nga lojtarët e preferuar dhe më të mirë të trajnerit Pep Guardiola.  

Ai me Man Cityn fitoi 17 trofe, luajti 359 ndeshje, shënoi 67 gola, duke shtuar edhe 68 asistime. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori