Edhe pse ka 9 vite që Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe ka një rritje ekonomik prej 4 për qind, Kosova ende nuk po vlerësohet nga agjencitë e rejtingut financiar, siç janë Standard & Poor’s, Fitch, Moody’s, etj.
Nëse do të kishte vlerësim nga këto agjenci, për Kosovën do të kishte një pasqyrë më të saktë për të pasur më shumë zhvillim dhe investime të jashtme, por edhe për të arritur deri në këtë pikë duhet të ketë shumë punë, angazhim dhe bashkëpunim me institucionet gjegjëse ndërkombëtare.
Njohësi i agjencive të rejtingut, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në SHBA, vlerësoi se për tu futur Kosova në ranglistën e shteteve për rating financiar, shtetit i duhet shumë punë dhe angazhim.
“Duhet të ketë edhe bashkëpunim me agjencitë e rejtingut financiar në mënyrë që të përfitojë një klasifikim të rrezikshmërisë, apo siç quhet: “credit rating”. Problemi është në atë se rrezikshmëria e lartë politike dhe gjendja e vështirë ekonomike e bëjnë tejet të vështirë një klasifikim përmbajtësish të dobishëm. Pra klasifikimi për Kosovën në këto rrethana vështirë se do të ishte më tepër se në kategoritë më të ulëta, ato që konsiderohen jo të investueshme apo me probabilitet të lartë për humbje apo falimentim”, tha Baraliu për RTKlive.
Sipas tij, për mundësinë që Kosova të përfitojë dhe të vlerësohej nga S&P, Fitch e institucione të tjera, nuk mund të llogaritet në krijimin e një klime të një mendtë që tërhiqen investitorët e jashtëm.
“Për t’u nisur nga hipoteza mohuese, vlen të theksojmë se nuk mund të llogaritet në krijimin e një klime të një mendtë që tërheqim investitorët e jashtëm pa pasur një standard vlerësimi të rrezikshmërisë për investim. Në këtë drejtim agjencitë botërore me rejtingun e tyre janë standardi mbi të cilën investitorët bazohen për të vlerësuar meritën e rrezikshmërisë në proporcion me projeksionet e fitueshmërisë nga një projekt apo aferë ekonomike në një vend të caktuar. Pra, kur kemi të bëjmë me investime, si në një vend, si në një kompani të caktuar, është tejet e rëndësishme të kemi parasysh rrezikshmërinë e falimentimit ekonomik apo rreziqeve tjera politike dhe administrative, p.sh. fuqia dhe aplikimi i ligjit, saktësia dhe transparenca e kontabilitetit, etj”, tha ai.
Ai tha se në mungesë të vlerësimit nga këto agjenci, investitorët janë të detyruar që në kalkulimet e tyre të llogarisin një rrezikshmëri të klasës më të lartë, që e fut Kosovën në kategorinë ‘junk’, që do të thotë është e mbetur nën shkallën investive, rejting më pak se BBB, zakonisht në klasën C), ku nevoja për kthim proporcional në investim zakonisht shkon në marxhe mbi 20,25%, e nganjëherë dhe më lartë. Në këtë kontekst dollarin e jashtëm investiv në Kosovë e bën tejet jo konkurrent me vendet fqinjë, duke e bërë tepër të vështirë që Kosova të tërheq investimet e huaja në krahasim me Serbinë, Maqedoninë, apo Shqipërinë.
“Shqipëria dhe Mali i Zi kanë S&P rejtingun B+, që po ashtu është nën kategori investive, pra ‘junk’, ndërsa Maqedonia dhe Serbia BB-, pra një shkallë më lartë se Shqipëria.) Këtu vlen të vështrojmë se Mali i Zi ka parashikim negativ për të ardhmen, përderisa Serbia ka parashikim pozitiv, Maqedonia dhe Shqipëria kanë parashikim stabil”, tha ai.
Për Kosovën, Baraliu tha se në këto suaza vështirë se do te arrinte diçka me shumë se CC+ apo CCC. “Prapë se prapë kjo do të ishte me e vlefshme se mungesa totale e rejtingut. Kjo do ta klasifikonte Kosovën si një vend me rrezikshmëri më të ulet se Portoriko dhe të krahasueshme me Venezuelën, por më të rrezikshme se Iraku, Greqia, Uganda etj”, tha ai.
Standard Poor’s”: Ne rejtingojmë kompanitë që dëshirojnë të vlerësohen nga ne
Zyra për marketing, e Standard Poor’s”, ka njoftuar se Kosova nuk bën pjesë në rejtingun e kësaj kompanie. “Standard & Poor’s, rejtingon kompanitë që dëshirojnë të vlerësohen nga ne. Në mënyrë që një kompani të marrë një vlerësim ata duhet të kontaktojnë S & P”, thuhet në përgjigjen për RTKlive.
Standard Poor’s”, nuk ka treguar nëse ndonjë kompani nga Kosova, ka shprehur interesim për tu vlerësuar qoftë kompaninë apo Kosovën dhe për ta futur atë të shtetet me rejting financiar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
Çmimet e naftës vazhdojnë të ngriten – qytetarët thonë se do t'i përdorin veturat më rrallë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re