Site icon Telegrafi

“Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat”, Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Një debat mes Eglit dhe Gjestit sot në shtëpi tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe fansave të spektaklit.

Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa.

Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët ajo i konsideron shokë.

Foto: Screenshot/Instagram

Egli iu përgjigj me qetësi duke e pyetur: “Nëse nuk ke ndjenja për mua, pse shqetësohesh?”, duke i kujtuar se ai vetë e kishte theksuar disa herë këtë gjë.

Gjesti, i acaruar, mohoi të ishte xheloz dhe tha se thjesht kishte inat.

Por, Egli e qetësoi duke i thënë se ata janë shokë të mirë nga jashtë dhe i konsideron si familje.

Ky moment shkaktoi komente nga ndjekësit e spektaklit, të cilët debatojnë nëse Gjesti është vërtet i painteresuar, apo nëse ky është një reflektim i ndjenjave të tij të pazbuluara.

Disa edhe shkruajnë se ai nuk duhet të ketë këtë sjellje pasi Eglin e kishte lënduar shumë here duke i thënë që nuk ka ndjenja.

Egli arriti të ruajë qetësinë dhe të mos përfshihet në këtë situate që Gjesti krijoi. /Telegrafi/

Exit mobile version