Që nga përfundimi i luftës në Kosovë çështja e më shumë se 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur. Sfida më e madhe për institucionet dhe shoqërinë e Kosovës edhe 19 vite pas luftës, mbetet zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe format e deritanishme të trajtimit të këtij problemi.
Kështu u tha në tryezën e diskutimit “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë”, organizuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Deputetja Saranda Bogujevci është shprehur e pakënaqur me punën për të pagjeturit, derisa kërkoi që kompetencat duhet t’iu barten institucioneve vendore për zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndjeshëm për shoqërinë tonë.
“Problemi që unë e kam pa, është që nuk ekziston një bashkëpunim më i përafërt edhe me institucionet e vendit, por edhe me institucionet ndërkombëtare. Tjetër, është që një pjesë e punës është bërë nga EULEX-i, ndërsa një pjesë tjetër është bërë nga Komisioni, por edhe nga institucionet tjera brenda qeverisë. Këtë e parë si problem për shkak që mendoj se kompetencat duhet t’i barten institucioneve vendore dhe pjesa e institucioneve ndërkombëtare është me rëndësi që të jetë aty për përkrahje dhe për ndihmës në këtë drejtim. Është përgjegjësi e jona si shtet që ta zgjedhim çështjen e personave të pagjetur”, ka theksuar ajo.
Ndërsa, Jahja Lluka këshilltar i kryeministrit, ka mohuar të gjeturat e shoqërisë civile se nuk është punuar për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve.
Ai tha se prioritet i Qeverisë Haradinaj është zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve pa marrë parasysh përkatësisë së tyre nacionale apo fetare.
Lluka shtoi se si qeveri në asnjë moment nuk do të ndalen në përkrahjen e familjarëve derisa të zbardhet fati i presonit të fundit të pagjetur.
Sipas tij, rezultatet nuk tregojnë se në këtë drejtim nuk është bërë asgjë, pasi mbi 70 për qind e të zhdukurve janë gjetur, edhe pse sipas tij, 1648 njerëz konsiderohen ende të pagjetur, ky numër për të është i madh.
“Ka në Morgun e Prishtinës, mbetje mortore të cilët nuk kanë të bëjnë aspak me të zhdukurit dhe me luftën e fundit. Në bashkëpunim me komunën kemi caktuar lokacionin në varrezat e Prishtinës dhe të gjithë ato mbetje mortore të cilët nuk kanë të bëjnë me luftën, nuk kanë të bëjnë me të zhdukurit. Në një proces eventual do të largohen nga murgu dhe do të kalojnë në një pjesë të varrezave në Dragodan, për arsyes disa familjar nuk dëshirojnë me i marr mbetjet e tyre mortore, meqenëse një pjesë e tyre kanë qenë bashkëpunëtor të okupatorit. Një pjesë tjetër ka, po ju jap një shembull, ku janë tri femra nga Moldavia. Ka njerëz që kanë sjellë nga spitalet e ndryshme të Kosovës gjatë luftës dhe nuk kanë të bëjnë me të zhdukurit”, tha Lluka.
Kritika për krerët e institucioneve të Kosovës pati edhe përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkini, i cili tha se nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim.
“Dëshiroj t’ju kuptoj të gjithëve në veçanti këshilltarin, i cili thotë, mos kritikoni pa vend. Unë s’kam asgjë kundër askujt, por jam kundër punës e cila nuk po bëhet, kushto që të jetë, Jahja Lluka, Ramush Haradinaj, presidenti dhe krye parlamentari. Për punë e cila nuk po bëhet, unë jam ai duhet t’ju them që të kryhet kjo punë. Hulumtimi i të pagjeturve në Qendrën Burimore, të pagjetur të anëtarësuar deri tash janë 640”, ka thënë Qerkini.
Hulumtuesja Teuta Hoxha-Jahaj ka paraqiti në këtë takim mosfunksionimin e institucioneve në zgjidhjen e temës së personave të pagjetur. Ajo kërkoi më tepër presion ndaj krerëve institucionalë, por edhe ndaj Serbisë, që të bëhet më shumë për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame