Në Kosovë ekziston një nivel i lartë i informalitetit në tregun e punës. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, në Kosovë janë 1.3 milionë banorë në moshë të punës, mirëpo, vetëm 312 mijë e 672 prej tyre janë kontribuues aktiv në pensionet e tyre, të cilat i grumbullon Trust i Kursimeve Pensionale.
Jeton Demi, zëdhënës në Trust ka bërë të ditur për arbresh.info. se numri i personave që kanë të hapur llogari në Trust deri më 31 mars 2017 ka arritur në 548 mijë e 621 ndërkaq nga kjo shifër, 312 mijë e 672 persona vazhdojnë të jenë kontribuues aktiv.
“Deri më 31 mars 2017 numri i personave që kanë llogari në Trust ka arritur në 548,621”, ka thënë Demi.
Ndërkohë, në raportin e vitit 2016 të Trustit Pensional thuhet se me së paku një kontribut si punonjës gjatë vitit shfaqen 286 mijë 848, dhe si të vetëpunësuar 30 mijë 275.
Në këto shifra të numëruar dy herë janë 4,451 kontribuues, të cilët shfaqen gjatë 2016-s edhe si të punësuar edhe si të vetëpunësuar.
Sipas Trustit, gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka përmirësim të dukshëm të nivelit të kontribuimit për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit, dhe çereku i i të gjitha llogarive të të gjitha grupmoshave dhe gjinive përbëhet nga kontribute shumë të ulëta dhe sporadike.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më 2011 në Kosovë ishin 1.31 milionë banorë prej moshës 15 deri 64 vjeç. Në anën tjetër më 2016 kontribuues aktivë në FKPK ishin 312 mijë e 672 punëmarrës dhe të vetëpunësuar; që i bie se vetëm 23.9 për qind e popullsisë së Kosovës në moshë të punës ishte e angazhuar në një lloj aktiviteti formal të punës për së paku një muaj të këtyre tri vjetëve të fundit. Nëse statistikat për papunësinë në Kosovë merren si të mirëqena, atëherë i vetmi konkluzion i arsyeshëm del se kemi të bëjmë me një informalitet të lartë në tregun e punës”, thuhet në raportin e Trustit Pensional.
Bujqësia dhe ndërtimtaria janë sektorët në të cilët ka shpërputhje të madhe në mes të statistikave të punësimit dhe numrit të kontribuuesve në Fondin e Kursimeve Pensionale.
Inspektorati i Punës mbikëqyrë çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin e punës, përfshirë tatimet dhe trustin e kursimeve pensionale.
Basri Ibrahimi, kryeinspektor në Inspektoratin e Punës ka thënë se kanë pasur ankesa dhe raste të ndryshme nga punëtorët se nuk u janë paguar kontributet në Trust.
“Sigurisht që kemi pas raste kur punëdhënësit nuk i kanë kryer obligimet e tyre në trustin e kursimeve pensionale por edhe tatimin bazë, ka pas edhe raste tjera”, ka treguar ai.
Sipas tij, Inspektorati i Punës i mbikëqyr bizneset nëse ua paguajnë kontributet e punëtorëve dhe nëse vërehet se kjo nuk ka ndodhur atëherë vjen deri të shqiptimi i gjobës.
Në bazë të Ligjit të Punës dënimet parashihen deri në 10 mijë euro./arbresh.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa