LAJMI I FUNDIT:

Nuk mbulohet turpi politik me dekorata

Nuk mbulohet turpi politik me dekorata

Në Maqedoni erdhi presidenti i Kosovës, i shtetit ku ëndërrimtarin e ri të burgosur e kthejnë në shtëpi të vdekur! Ardhja e tij në Maqedoni kishte qëllime të ‘larta kombëtare e atdhetare’: të dekorojë të merituarit për afirmimin e vlerave shqiptare, ku nuk munguan as funksionarë dhe aktivistë të BDI-së e të PDSH-së!

Vlerësuar nga koha kur bëhet ky dekorim dhe i disa emrave të dekoruarve, del se presidenti Hashim Thaci i mban për ‘leshko’ shqiptarët e Maqedonisë dhe beson se ata nuk e kuptojmë se cili është qëllimi i ndarjes së dekoratave të tij në mes të fushatës parazgjedhore?!

Thaçi tenton ta përbuz inteligjencën kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë, nëse beson se ata nuk e dinë se disa të merituar që ka dekoruar ai, shërbejnë vetëm sa për ta mbuluar kryesoren që tenton ta arrijë: t’i ndihmojë shokët e vetë të LPK-së që të mos i humbin zgjedhjen parlamentare dhe të përballen me vdekjen politike.


Sidoqoftë, presidenti i Kosovës mund ta konsiderojë si vlerë të veçantë edhe Musa Xhaferin dhe mund t’i vlerësojë gjërat ashtu siç ia thotë rradakja, por është dashur ndonjë nga këshilltarët e tij t’i tregojë se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë më ata të dikurshmit, që ‘kalleshin’ me parulla gënjeshtare dhe se ata e dinë që në këtë shqiptari çdo gjë është e copëzuar, përpos nëntokës politike dhe hajdutokratëve që e plaçkitën këtë shqiptari!

Hashim Thaçi si duket e ka kuptuar më së miri se tashmë ka filluar rënia e pushtetit të Ali Ahmetit që për 15 vite qeverisje rrënoi çdo vlerë shqiptare, shembi çdo standard, qoftë ai politik apo moral. Andaj, ngutazi mundohet që shokëve të vet me dekorata t’ua mbulojë “turpin politik”.

E, shqiptarët e Maqedonisë presin vetëm një ditë kur do të kenë mundësinë t’ia ndajnë mirënjohjen më të madhe vetvetes – 11 dhjetorin, ditën kur do të zgjedhin ose të pajtohen duke jetuar me këtë të keqe, ose një herë e përgjithmonë do të çlirohen nga “çlirimtarët” që i vunë çmim edhe lirisë!

Në trend

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Amerika
Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Amerika
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

A e dini se...
Kalo në kategori