Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë edhe pas një orë pritjeje nga koha kur është caktuar të mbahet.

Ai tha se mbledhja e kryesisë ishte caktuar në ora 11:00 po nuk u mbajt në mungesë të kuorumit.


"Nuk ka funksionim normal... Fatkeqësi për vendin sepse po presin plot çështje shumë të rëndësishme...", tha Hoti.

Ndryshe, pikë e rendit të ditës ishte edhe kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës speciale. /Telegrafi/