Please enter at least 3 characters.

Nuk lëshon lideri, vazhdon rrugën për titull (Video)

2016/04/leic.jpg

Leicester City është afruar edhe më shumë drejt bërjes së historisë në Ligën Premier.

Lideri i kampionatit anglez fitoi me rezultat minimal (0-2), si mysafir i Sunderlandit në Stadium of Light.

Mirëpo, në minutën e 66-të, Jamie Vardy e zhbllokoi rezultatin. Drinkëater ishte kreator i golit.

Në minutat shtesë, sulmuesi më i mirë i liderit, Vardy, i kaloi mbrojtësit, por edhe portierin për ta shënuar golin e dytë.

Me këtë fitore, Leicester City ka rritur në dhjetë pikë diferencën nga përcjellësi i parë, Tottenham Hotspur, që këtë xhiro luan kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/