Pikërisht për këtë, këshilltarët e BDI-së braktisën sot mbledhjen e këshillit të komunës, pasi materialet e tyre u shpërndanë vetëm në gjuhën maqedonase, raporton Alsat-M.

Kryetari i kësaj Komune, Jovan Pejkovski, ishte shprehur se pas zgjedhjeve kjo e drejtë e shqiptarëve do të realizohej.


Aziz Avdiu, njëri nga këshilltarët e BDI-së në Komunën e Çuçer Sandevës thotë se ai dhe kolegët e tij shqiptarë nuk do të kthehen në mbledhjet e këshillit komunal, për aq kohë sa nuk respektohet e drejta e tyre e garantuar me kushtetutë. /Telegrafi/