Falë këtij truku, modelja e famshme ka një lëkurë të bukur të fytyrës

Irina Shayk (34) ka lëkurë perfekte të fytyrës dhe gjithmonë duket e freskët falë këtij truku bukurie, të cilit i është përmbajtur prej vitesh


"Unë kurrë nuk vë pudër me ndihmën e aplikuesve ose furçave, por me gishta. Kjo e lehtëson procesin dhe teni duket pakrahasimisht më i bukur", thotë Irina.

Para se të vërë grim, ajo gjithmonë praktikon një masazh me akull, për të cilin thotë se është pothuajse magjik.

screen shot 2020 09 17 at 10 53 57 1600336552

Falë këtij truku, fryrja nga fytyra dhe rrathët e errët zhduken në kohë rekord.

Përveç kësaj, masazhi stimulon qarkullimin, kështu që teni duket shumë më i mirë. Dihet gjithashtu që masazhi është i shkëlqyeshëm për parandalimin e rrudhave.

"Kur jam e lodhur ose zgjohem me sy të fryrë, mënyra më e mirë për të eliminuar këtë problem është masazhi me kube akulli. Këtë hile e kam mësuar nga nëna ime dhe me të vërtetë funksionon ”. /Telegrafi/

irina e1562013647717