Nuk kishte festë për të gjithë te Manchester City: Babi i ndihmësit të Guardiolas humbet në Stamboll dhe ende nuk ka gjurmë të tij

Manchester City mposhti Interin me rezultat 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve mbrëmë në Stamboll dhe u bë kampion i Evropës për herë të parë në histori.
Megjithatë, jo të gjithë në radhët e Manchester Cityt po festojnë. Babai i Enzo Maresca, një prej ndihmës trajnerëve të Qytetarëve u zhduk gjatë ndeshjes finale.
Të gjitha gjurmët e tij kanë humbur në stadium mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave të shumta evropiane, në këtë rast është përfshirë edhe policia turke, e cila po përpiqet të gjejë babain e ndihmësit të Pep Guardiolas.
Gjatë karrierës së tij si lojtar, Maresca luajti 167 ndeshje në Serie A, 58 prej të cilave në Juventus dhe 135 në La Liga. Maresca e filloi karrierën e tij si trajner si asistent i Fulvio Fiorino në Ascoli.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































