Në cilësinë e dëshmitarit, të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, 16-vjeçari F.R. ka deklaruar se e ka ndërprerë shkollën, me arsyetimin se nuk ndihet i sigurtë që të shkojë në shkollë sepse “nuk kanë besë”.
“Jo nuk jam në shkollë, se nuk kena besë”, ka thënë dëshmitari F.R.
Një deklarim të tillë, dëshmitari F.R., e bëri në gjykimin ndaj të akuzuarve Shukri dhe Rexhep Rexhepi, të cilët në bashkëkryerje po ngarkohen për vrasje të rëndë të B.M, në vitin 2022 në fshatin Baks të Skenderajt. Kurse, Fiton Musliu ngarkohet për vrasje të mbetur në tentativë.
I mituri tha se të akuzuarin Rexhep Rexhepin e ka baba, ndërsa të akuzuarin Shukri Rexhepi e ka axhë.
F.R para gjykatës tregoi se shkollën e ka ndërprerë prej klasës së nëntë, prej kur kishte ndodhur ngjarja, me arsyetimin se nuk është ndjerë i sigurt që shkojë në shkollë.
Më pas, trupi gjykes me në krye gjykatësin Mentor Hajraj konstatoi se një kopje e procesverbalit do t’i dorëzohet prokurores Fetije Bajrami dhe e njëjta u ftua të bashkëpunojë me oganet e sigurisë dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, që të mturit t’i mundësohet shkollimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Është shumë shqetësuese që në ditët e sotit një fëmijë me ndërpre shkollimin për shkak të sigurisë”, tha gjykatësi Hajraj.
Fillimisht, psikologja Albana Shabani, konstatoi se i mituri F.R., është në gjendje stabile dhe mund t’iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ana palëve.
I mituri tha se në ditën kritike kishte qenë duke e vozitur automjetin dhe me të kishte qenë edhe vëllai i tij A.R., dhe se kishte qenë duke shkuar në dyqan në fshat që të blente pije.
Ai tha se nuk kishte mundur që të shkonte në dyqan, pasi i akuzuari Agim Musliu me 7-8 persona të tjerë ia kishin ndërprerë rrugën.
Dëshmitari tha se kur ishte kthyer në shtëpi, çelësat ia kishte dhënë babait të tij, tani të akuzuarit Rexhep Rexhepi, dhe se të akuzuarin Shukri Rexhepi nuk e kishte parë.
I pyetur nga prokurorja Bajrami, dëshmitari tha se në ditën kritike kishte vozitur në shpejtësi 30-40 km në orë, ndërsa te shtëpia e familjes Musliu sipas tij ka qenë një pengesë në rrugë dhe aty e kishte ngadalësuar shpejtësinë.
Ai tha se edhe më herët kishte vozitur në atë rrugë, por nuk kishte pasur vërejtje nga askush.
Ndërsa, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Brahim Musliu, i cili njëherësh është vëllai i tani të ndjerit B.M., pati vërejtje në dëshminë e F.R, me arsyetimin se i mituri F.R., nuk ka qenë duke e vozitur veturën në ditën kritike.
Ndërsa lidhur me sigurinë, ai deklaroi se ju kishte thënë se të gjithë ata që janë të moshës nën 20 vjeç, janë të lirë të shkojnë kudo që dëshirojnë.
“Pse po thotë s’guxoj me shku në shkollë, kur e din këta çka ju kam thanë, prej 20 vjet e poshtë janë të garantum të shkojnë kah dojnë, pse me rrejt këtu, kam dëshmitarë, i kam thanë unë marrë përgjegjësi, janë të lirë gra, fëmijë ka të dojnë mujnë me shku”, tha Musliu.
Gjykatësi Hajraj e pyeti të miturin se a kishte dëgjuar ndonjë fjalë nga familja e viktimës se ai nuk bën të shkojë në shkollë.
Për këtë, F.R tha se nuk kishte dëgjuar fjalë, por pasi Agim Musliu është sjellë rreth shtëpisë së tyre, ai nuk ka shkuar në shkollë.
Më pas, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të Ç.M, i cili tha se është vëllai i të akuzuarit Fiton Musliu.
Dëshmitari M., tha se në ditën kritike kishte qenë në shtëpi duke e fasaduar murin, së bashku me babanë e tij Agim Musliun, vëllanë Fitonin, axhën tani të ndjerë B.M, dhe dy punëtorë të tjerë.
Ai tha se atë ditë kishte shkuar A.R., djali i të akuzuarit Rexhep Rexhepi duke e vozitur veturë shpejtë dhe se babai i tij Agimi e kishte ndalë, duke i thënë kthehu “shko jepja kerrin Rexhepit dhe ai le të bjen qeshtu shpejt”.
Dëshmitari shtoi se kishte qenë para murit të shtëpisë kur kishin shkuar dy të akuzuarit Rexhepi me veturë në shpejtësi afër 100 km në orë.
Sispas tij, aty kishte dalë i akuzuari Shukri duke shajt dhe duke thënë se “kush jeni ju që na ktheni djalin neve”
M., thotë se i akuzuari në atë moment ka filluar të gjuante me armë dhe e ka vrarë axhën e tij, tani të ndjerin B.M.
Mbrojtësi i të akuzuarit Shukri Rexhepi, avokati Mahmut Halimi i kërkoi dëshmitarit që në skicën e vendit të ngjarjes të sqarojë pozicionet se ku kanë qenë ai, i ndjeri B.M. dhe personat e tjerë të familjes Musliu, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Dëshmitari sqaroi pozicionet e tyre, duke shënjezuar me X për secilin në vendin e ngjarjes.
Ç.M., tha se e kishte parë momentin kur ishte plagosur Labinot Ademi, e as momentin kur ishte plagosur Shukri Rexhepi. Ndërsa, theksoi se askush nuk kishte tentuar t’i afrohej të akuzuarit Shukri.
Në fund, dëshmitari Ç.M tha se ky rast e ka lënë me shumë pasoja.
Në këtë seancë, gjykata e aprovoi propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Fiton Musliu, avokatit Gani Rexha, për ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Musliu, në mënyrë që të konstatohet se si ka qenë gjendja psikike e të njëjtit, në ditën kritike kur i ka ndërmarrë veprimet.
Ndërsa, pasi gjykata urdhëroi nxjerrjen e provave të reja, seanca është shtyrë në afat të pacaktuar.
Ndryshe, i akuzuar në këtë rast ka qenë edhe Agim Musliu, ndaj të cilit ishte veçuar procedura pas pranimit të fajësisë për armëmbajtje pa leje.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 19 qershor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Shukri Rexhepit, Rexhep Rexhepit, Fiton Musliut dhe Agim Musliut.
Shukri dhe Rexhep Rexhepi akuzohen se më 23 korrik 2022, në fshatin Baks, Komuna Skenderaj, në bashkëkryerje, kanë privuar nga jeta viktimën B.M, si dhe kanë plagosur të dëmtuarin Labinot Ademi. Rasti thuhet se ka ndodhur pas një fjalosjeje. Kurse, Fiton Musliu akuzohet se me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes mirëpo që e njëjta ka mbetur në tentativë, pasi i njëjti ka shkrepur me pushkë të gjuetisë me qëllim që ta privojë nga jeta Shukri Rexhepin. Kurse, Agim Musliu thuhet se ka mbajtur në posedim armë të zjarrit- pushkë e gjuetisë në kundërshtim me Ligjin për Armë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A