Site icon Telegrafi

“Nuk kam pasur kah t’ia mbaj”, Drenusha Latifi tregon se pse nuk largohej nga bashkëshorti abuziv në Suedi

Drenusha Latifi (Foto: ATV/YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka shokuar opinionin me deklaratat e saj të fundit, duke bërë akuzat e rënda për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh.

Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Studio A”, Drenusha ka ndarë pse vazhdoi të jetonte me ish-bashkëshortin në Suedi, kur ai sipas saj vazhonte t’i ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

“Ne gratë shpesh nuk kemi as t’ia mbajmë”, tha Drenusha duke iu përgjigjur moderatores Blerona Zeqiri.

“Pastaj ai mentaliteti që është mirë të jesh me burrë, më ka bërë që të rri. Ndonëse, familja ime nuk ka qenë pro që unë të rri, nëna ime më thoshte që mund të kthehesha. Por, kur ka fëmijë në mes nuk është aq e thjeshtë sa njerëzit që thonë ‘thjesht ndahesh'”, ka treguar ish-missi dhe këngëtarja Latifi.

Drenusha Latifi është bërë një zë i fuqishëm për gratë që ballafaqohen me dhunën në marrëdhëniet e tyre dhe ka vendosur të ndajë publikisht përvojën e saj në shpresë që të sensibilizojë opinionin dhe të ndihmojë gratë të cilat mund të jenë në situata të ngjashme.

Mirëpo këto akuza nuk i ka pranuar në asnjë formë ish-burri i saj, i cili ka thënë në emisionin “Kosova Today” se e vërteta e bashkëjetesës së tyre në Suedi, është ndryshe nga ajo që Drenusha ka rrëfyer këto ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version