LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka Vetting për Adriatik Llallën

Nuk ka Vetting për Adriatik Llallën

Pavarësisht apelimit të Komisionerit Publik, KPA ka marrë vendimin ditën e sotme që ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet procesit të Vettingut.

Komisioneri argumentoi se ish-Prokurori i Përgjithshëm pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet. Si argument komisioneri solli shembullin e dy gjyqtarëve të dorëhequr pranë KLD gjatë vettingut.

Megjithatë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit argumentoi se dorëheqja e Kryeprokurorit ishte sipas rregullave dhe Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet procesit të Vettingut.


“Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”.

Ish-Kryeprokurori nuk mori pjesë në seancat e zhvilluara, ndërsa pasi lëshoi një prokurë u përfaqësua nga avokati i tij Sokol Hazizaj. /Tch/Telegrafi/