Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi të martën një vizitë zyrtare në Ankara ku u prit me nderime të larta nga Presidenti i Turqiz, Recep Tayyip Erdogan.
Një detaj i veçantë është vënë re nga media në momentin e pritjes së Ramës nga Erdogan.
Duke pasur parasysh temperaturat e ulëta në kryeqytetin turk, Erdogan sapo e pa Ramën të dalë nga automjeti ka pyetur në mënyrë gazmore këshilltarin e tij nëse kryeministri shqiptar kishte ftohtë.
Në një video të publikuar nga Rama në llogarinë e tij në Instagram, Erdogan pyet këshilltarin e tij shqiptar, Sabri Demirin, “a nuk ka të ftohtë ky? (për Edi Ramën)”.
Rama ndërkohë i është përgjigjur: “Sabriu s’ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë”.
Më pas, Erdogan hoqi shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhduar për të nderuar ceremoninë zyrtare të pritjes. /Telegrafi/