'Nuk ka të bëjë asgjë me mua!': Reagimi i habitshëm i trafikantit pasi policia zbuloi kokainë me vlerë rreth 60,000 euro në një makinë në Angli

Policia në Essex të Anglisë, ka arritur një goditje të rëndësishme ndaj trafikut të drogës, duke sekuestruar kokainë me vlerë 50 mijë paund (rreth 60 mijë euro).
Sipas raportimeve, aksioni ndodhi në një stacion shërbimi në Feering, ku oficerët rrethuan një makinë të vjedhur.
Hetimi kishte nisur në maj 2023, pasi policët në patrullë vunë re një automjet me “targa të klonuara” që udhëtonte përgjatë A12.
Pas ndalimit, brenda makinës u gjet sasia e konsiderueshme e drogës.
Autoritetet identifikuan dy persona të përfshirë në furnizimin me kokainë në shkallë të gjerë.
Të dy u arrestuan dhe u vunë përpara drejtësisë dhe gjykata i dënoi me një total prej 10 vitesh burg.
Por çfarë bie në sy thuhet se është reagimi i habitshëm i trafikantit.
“Nuk ka të bëjë asgjë me mua!”, ka thënë ai, pasi policia zbuloi kokainën që ai kishte vjedhur. /Telegrafi/

































