Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka konfirmuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të rriten pagat e punonjësve në sektorin publik për katër për qind, kur 20 për qind rritje për skemat sociale. Rritje nuk do të ketë për pensionet ngase, sipas tij, për këtë kategori ka pasur rritje para një kohe.
Hamza ka përsëritur se projekt-buxheti i planifikuar për vitin 2018 është dy miliardë e 82 milionë euro. Ndërsa, pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për investimet kapitale me gjithsejtë 687 milionë euro ose 33 për qind e buxhetit.
Hamza tha se për investime kapitale janë projektet të konsiderueshme të infrastrukturës, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, objekte shkollore, sportive dhe të ngjashme.
Po ashtu, theksoi se përveç Ministrisë së Shëndetësisë, është planifikuar të trajtohet me prioritet të lartë edhe sektori i rendit dhe ligjit.
Me buxhetin për vitin 2018 ai tha se rëndësi e veçantë me prioritet i është kushtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka një rritje buxhetore 12 për qind në krahasim me vitin paraprak, si dhe Këshilli Prokurorial të Kosovës me një rritje 27 për qind për rritjen e stafit për 690 pozita.
Ai tha janë të përcaktuar që bartës të rritjes ekonomike të jetë sektori privat, ku kanë vlerësuar që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 4.6 për qind.
Hamza ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm nuk është ndërtuar, duke planifikuar ngritje të normave tatimore apo vendosje të tatimeve të reja. Ai ka shtuar se do t’i stimulojnë bizneset dhe agrobizneset me subvencione, si dhe do të krijohen kushte për investitorë të huaj dhe vendor. /Tribuna Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova