Site icon Telegrafi

Nuk ka kaluar shumë kohë, dhe përdoruesit e Samsung kanë testuar kamerën e Galaxy S23 Ultra – rezultatet janë thjesht të mahnitshme

Samsung Galaxy S23 Ultra është një S22 Ultra me një shtesë ekstra të lustrimit – në kuptimin figurativ. Duke e krahasuar me modelin e kaluar, telefoni i ri vije me një procesor të përditësuar, kamerë kryesore me sensor prej 200MP, mundësi zmadhimi deri në 100X dhe një ndryshim në faktorin e formës.

Kamera me rezolucion të lartë është tregimi kryesor i S23 Ultra, duke e bërë këtë kalimin nga 108 megapikselë në 200 megapikselë. Kjo nuk do të thotë që ju do të bëni fotografi 200 megapikselë me këtë telefon.

Shumicën e kohës, kamera bashkon 16 pikselë së bashku për të përmirësuar mbledhjen e dritës dhe nxjerr një imazh shumë më të menaxhueshëm me rezolucion prej 12 megapikselësh, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Mund të bëni një imazh me 200 ose 50 megapikselë, por shumica prej nesh nuk po bëjnë printime në madhësi muri të fotove tona dhe nuk kanë nevojë për atë lloj rezolucioni.

Samsung pohon gjithashtu se stabilizimi optik i imazhit të kamerës kryesore është më i fortë këtë vit, duke shkuar në 3 shkallë në krahasim me 1.5 shkallë.

Tre kamerat e tjera të pasme mbeten të pandryshuara: një kamerë me 12 megapiksel për fotografi ultra të gjerë, plus dy kamera telefoto, njëra me mundësi zmadhimi deri në 3x dhe tjetra deri në 10x, që të dyja me sensor prej 10 megapikselë. Kamera selfie tani është gjithashtu 12 megapikselë, një rënie nga 40 megapikselë në S22 Ultra.

Exit mobile version