Nuk ka fitues në derbin e Ligës Premier: City dhe Liverpooli ndajnë pikët

Manchester City dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.
The Reds filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar që nga minuta e parë, dhe për këtë mund u shpërblyen.
Kyle Walker shkaktoi penallti, derisa në gol për Liverpoolin e konvertoi Mohamed Salah në minutën e 13-të.
Por, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp, nuk arriti të mbante epërsinë e krijuar në Etihad Stadium.
Manchester City arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me një gol fantastik nga ana e Gabriel Jesus në minutën e 31-të, me një asistim të Kevin de Bruynes.
https://twitter.com/FootballGoalsG1/status/1325483995099000832?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325483995099000832%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdy-gola-te-shenuar-dhe-nje-penallti-e-humbur-city-liverpool-mbyllet-pjesa-e-pare%2F
Mirëpo, mesfushori belg kishte shansin që të përmbyste rezultatin në favor të skuadrës së tij, por që gaboi nga penalltia në minutën e 41-të, duke dërguar topin jashtë kornizës së portës.
Në 45 minutat e dytë, ritmi i lojës ishte edhe më i lartë, mirëpo munguan golat.
https://twitter.com/D9INE_FOREVER22/status/1325486709446832128?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325486709446832128%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdy-gola-te-shenuar-dhe-nje-penallti-e-humbur-city-liverpool-mbyllet-pjesa-e-pare%2F
Ishte minuta e 55-të kur Jesus kishte një shans të mirë, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.
Trent Alexander-Arnold (63') pësoi një lëndim dhe nuk arriti të vazhdonte ndeshjen, duke liruar vendin për James Milnerin.
Xherdan Shaqiri që u inkuadruar në vend të Roberto Firminos dhuroi një harkim të bukur në zonën e Manchester Cityt, mirëpo asnjë lojtar i Liverpoolit nuk ishte aty që t'i përgjigjej.
Në fund, të dy skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë, në kuadër të javës së tetë.
Liverpooli është aktualisht në vendin e tretë me 17 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami në të dytin, gjersa Manchester City është në të 11-in me 12 sosh.
Në javën e nëntë, Liverpooli do të takohet me Leicesterin, ndërsa City do të ketë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/






















































