Nuk janë trungje drurësh, mishi i dynerit u bart pa plotësuar asnjë kusht transporti (Foto)

28:"© Mercury Press & Media
Daniel Armstrong nga Sussex i Anglisë, është befasuar kur ka parë mishin e dynerit, që transportohej në pjesën e pasme të një veture.
Fillimisht, ai ka menduar se dikush është duke bartur trungje drurësh, por kur pa nga afër kuptoi se ishin rrathët e mbështjella me najlonin e hollë, transmeton Telegrafi.

“Tubat e gjatë afro një metër, qëndronin në nxehtësi dhe në një vend të papastër. Ky mish është i rrezikshëm për tu ngrënë” ka shkruar Armstrong poshtë fotografive.
Në anën tjetër, pronarët e lokalit ku shërbehet ky specialitet, e kanë pranuar rastin duke thënë se gjithçka zgjati vetëm pak minuta, derisa u bartën nga punëtoria. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































