"Nuk isha i fokusuar te futbolli dhe nuk dita ta menaxhoja famën" - rrëfimi i Lirim Kastrati se pse u largua nga Dinamo Zagrebi

Futbollisti i njohur dhe reprezentuesi kosovar Lirim Kastrati, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Kastrati dha një rrëfim të vështirë duke treguar për arsyen pse u largua nga Dinamo Zagrebi.
“Po në atë kohë kam menduar që jam më i mençuri. Edhe kjo është shkurt shqip dhe nuk kam qenë i fokusuar në futboll”.
“Nuk më ka interesuar futbolli, si djal i ri në atë moshë të re merr një rrogë të madhe dhe pastaj mendon se është kush e di kush dhe nuk i intereson futbolli”.
“Këtu kam menduar që kam gabuar unë, nuk kam ditë se si me menaxhu famën dhe duke mos luajtur në Dinamo, gjashtë muajt e fundit nuk kam luajtur”, ka thënë Kastrati.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/




















































