LAJMI I FUNDIT:

Nuk i ftuan në seancë solemne, reagon Gucati: Le ta dinë se lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve

Nuk i ftuan në seancë solemne, reagon Gucati: Le ta dinë se lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve

Kryetari i OVL të UÇK, Hysni Gucati, ka reaguar për anashkalimin e kësaj organizate në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Gucati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “’Qeveria’ e dalur nga vota e popullit dhe e akomoduar nëpër kolltuqe falë sakrificave të popullit e të UÇK-së, paturpësisht anashkaluan Organizatën e Veteranëve të Luftës së shenjt të UÇK-së, në seancë solemne për Ditën e Pavarësisë”.

“Ata e këta mund të na anashkalojnë, të mos na njohin, te na quajnë edhe ‘kriminel’, por një gjë duhet ta dinë se, lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve”, ka thënë Gucati, përcjell Telegrafi.


Postimi i plotë i Gucatit:

“NË VEND TË NJË REAGIMI

Duke filluar me urimin, në emër të gjithë Veteranëve të Luftës së lavdishme të UÇK-së, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke iu drejtuar gjithë popullit të sakrificës, në veçanti për luftëtarët çlirimtar, prej të cilëve mbi 2000, ranë dëshmorë për lirinë e bashkim kombëtar, mijëra të tjerë mbeten invalid që nuk i kursyen as gjymtyrët e trupit për lirinë e vendit, si dhe mijëra tjerë që me mund e sakrificë të madhe arritën të shpëtojnë nga lufta, edhe pse të lodhur e të dërmuar nga moskujdesi institucional e shoqëror, sot, pra këto institutions te dalura nga vota e popullit dhe te akomoduar nëpër kolltuqe falë sakrificave të popullit e të UÇK-së, paturpësisht anashkaluan Organizatën e Veteranëve të Luftës së shenjt të UÇK-së, në seancë solemne për Ditën e Pavarësisë.

Ata e këta mund të na anashkalojnë, të mos na njohin, te na quajnë edhe “kriminel”, por një gjë duhet ta dinë se, lirinë dhe shtetësinë ua solli gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve.

Pra, turpi nuk është si karamele, ai as hahet e as kapërdihet, por të turpëruarve u mbetet në fyt. Turpi qoftë mbi ata fytyrëmarroq që nuk e njohin, ruajnë e vlerësojnë gjakun e lirisë!”(sic.), ka shkruar Gucati.

Në seancën e sotme solemne për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk ishin ftuar përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta E UÇK-së.  Kuvendi nuk ka dhënë ndonjë sqarim se pse ka ndodhur kjo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori