LAJMI I FUNDIT:

“Nuk është Prishtina e Vokrrit, nuk duhet t’ia keni frikën”

“Nuk është Prishtina e Vokrrit, nuk duhet t’ia keni frikën”

Një vit më parë ishte kryetari më i ri në elitën e futbollit kosovar, derisa udhëhoqi Dritën me plot sukses.

Edhe pse tani është larguar nga klubi, Besim Ismaili vazhdon të përcjellë nga afër Dritën pasi ka dashuri të madhe për këtë klub.

Pasi kishte shkruar në ‘Twitter’, se Prishtina është thjeshtë Prishtinë e Superligës e jo ajo e Fadil Vokrrit, kontaktuam me të për ta pyetur rreth finales së Kupës së Kosovës.

“Në finale nuk do të luajmë me atë Prishtinën e Fadil Vokrrit, besoj që ju kujtohet ka qenë e forte dhe ka pasur shume tifoz?! Po e quaj të Fadil Vokrrit sepse deri në kohën e shpërbërjes të ish Jugosllavisë ekipet kanë pasur respekt dhe frikë nga Prishtina e njohur si e Vokrrit dhe e gjithë Shqiptarëve”, tha Ismaili, duke vazhduar se nuk duhet t’i kenë frikën Prishtinës.


“Tani Prishtina është vetëm një klub nga kryeqyteti që garon me vështirësi në elitën e futbollit të Kosovës dhe me një numër shumë të vogël të tifozëve dhe që nuk meriton ndonjë respekt të veçantë”.

“E kam një mesazh për lojtarët, pasi nuk dyshoj aspak në angazhimin, dashurinë dhe besnikërin e tyre ndaj klubit. Dua që ta mposhtin këtë Prishtinë të vetëquajtur si klubi më i madh në Kosovë, dhe që nuk po arrijnë së paku një herë ta mbushin atë stadium si në kohën e legjendës Fadil Vokrri”.

“Së bashku me tifozët më të mirë në botë ‘Intelektualët’, ju mund ta fitoni këtë trofe dhe ta sillni Kupën në qytetin tonë”, përfundoi Ismaili. /Telegrafi/

foto

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori