Nuk është e drejtë - LeBron James komenton në nota të larta golin akrobatik të CR7

Nga një legjendë te tjetra - LeBron James nuk ka mundur të përmbahet pas golit të Cristiano Ronaldos.
Superylli i basketbollit ka postuar foton e Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale duke lëvduar golin akrobatik të portugezit.
Ishte Ronaldo ai që shokoi botën me golin e dytë ndaj Juventusit të realizuar me një gjuajtje gërshërë.
"A nuk jeni argëtuar? Kjo nuk është e drejtë", u shpreh LeBron James në rrjetin social Instagram me imazhin nga momenti i madh i Ronaldos.
E gjithë mbrëmja ishte për Ronaldon në Torino, pasi që ai edhe u duartrokit nga tifozët vendas për golin fantastik.
Ronaldo më parë shënoi gol në minutën e tretë duke e vënë në vështirësi skuadrën vendase.
Sfida përfundoi me rezultat 3-0 dhe Juventusi ka punë të vështirë për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

















































