Teresa Aprea ka qenë duke shikuar kafshë në një dyqan në Neath të Wales, kur ka rënë në bodrum katër metra poshtë.

Gruaja 52-vjeçare, nuk e ka parë derën e hapur dhe është rrëzuar, që për pasojë theu këmbën dhe mori disa lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë filmuan momentin dramatik, kur gruaja është zhdukur, ndërsa të pranishmit kanë vrapuar për ta ndihmuar.

Mësohet se ajo u rrëzua 15 shkallë poshtë, pasi që punonjësit kishin harruar ta mbyllin derën. /Telegrafi/